21:08 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U martua dhe çoi të birin drejt kampeve të tmerrshme të ISIS, kush ishte e ëma e Alvinit, humbi jetën në Siri

14:21 | 05/11/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
U martua dhe çoi të birin drejt kampeve të tmerrshme të ISIS, kush ishte e ëma e Alvinit, humbi jetën në Siri

Prej disa javësh historia e Alvin Berishës ka prekur opinionin publik, duke sensibilizuar shqiptarë dhe italianë me rastin e tij. 11 vjeçari ka ikur bashkë me të ëmën në Siri, dhe tashmë ka mbetur në një kamp pasi ajo ndërroi jetë.

Por kush është Valbona Berisha, e reja që mori të birin dhe shkoi t’i shërbente ISIS, për të humbur më pas jetën?

Valbona Berisha, nga Durrësi, iku nga Italia për në Siri në dhjetor 2014. Ajo jetonte në Via Milano në Barzago, me bashkëshortin e saj Afrimin dhe tre fëmijët e tyre. Kur vendosi që të largohej nga shtëpia, pa i thënë asgjë burrit, Valbona mori vetëm Alvinin dhe u nis për t’i shërbyer Shtetit Islamik të ISIS, ku dyshohet se ka humbur edhe jetën.

Kamerat e aeroportit kanë kapur momente të 37-vjeçares , teksa pret linjën e saj për t’u nisur për në Turqi. Për t’u larguar më pas drejt Sirisë. Falë sinjalit GPS të telefonit është identifikuar vendodhja e parë në Al Babi, një nga zonat më të nxehta në atë kohë të luftës në Siri.

Në Siri, Valbona Berisha ka ndryshuar emër dhe është quajtur Yushra, është martuar me një xhihadist shqiptar me të cilin pati dhe një djalë tjetër.Lajmet e fundit mbi Valbona Berishën i jep biznesmeni kosovar Bedir Elezi, ish-luftëtar i luftës në Kosovë e sot i impenjuar për të kthyer në shtëpi të gjithë fëmijët e gratë e ish-xhihadistëve nga Ballkani.

Sipas rrëfimeve të tij, të vërtetuara dhe nga gazetari italian Luigi Pelazza, Valbona Berisha humbi jetën së bashku me bashkëshortin xhihadist e djalin e tyre gjatë një shpërthimi, teksa po udhëtonin me makinë. Në këtë shpërthim mbeti i plagosur rëndë dhe Alvini, dëmtim që e bënte që të çalonte me një këmbë.

Alvin Berisha është 11-vjeçari shqiptar që ka mbetur peng në kampet e Sirisë. Para 5 vitesh nëna e Alvinit, rrëmbeu djalin dhe shkoi drejt Sirisë për t’u bashkuar me ISIS. Afrim Berisha, babai i tij ka pesë vite që e kërkon dhe nëpërmjet emisionit “Le Iene”, e gjeti të birin në Siri.

Etiketa: alvin berishae ema e alvininValbona Berisha
Pas

Video/ Plas grushti në mes të Vlorës, përleshjen masive nuk e ndal dot as policia

Para

Nxirret nga kampi i Al-Holit Alvin Berisha, shumë shpejt bashkohet me të atin

Para
Italianët bëjnë gjestin emocionues në ndihmë të Alvin Berishës, Shqipëria asnjë hap para (Foto)

Nxirret nga kampi i Al-Holit Alvin Berisha, shumë shpejt bashkohet me të atin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lideri Suprem i Iranit, Khamenei i drejtohet Izraelit: Ti nise një luftë

Video/Rriten tensionet, mediat iraniane publikojnë pamje të raketave drejt Izraelit

Kundërpërgjigjet Irani, nis sulmin menjëherë ndaj Izraelit

Kërcënimi i Iranit, Izraeli lëshon alarmin e kuq: Të gjithë qytetarët të strehohen në vendet e posaçme

Nga frika e sulmit të Iranit, zëdhënësi i ushtrisë izraelite ndërpret deklaratën live

Izraeli justifikon sulmin ndaj Iranit, i dërguari në OKB: Vendimi nuk u mor lehtë

Murtaja zbret në Devoll! Dhjetëra bagëti të prekura nga sëmundja, zona në karantinë

Izraeli zgjeron operacionin ushtarak ndaj Iranit, sulme të tjera ndaj një centrali bërthamor në jug të Teheranit

Familjet e viktimave të aksidentit ajror në Indi japin mostra ADN-je për të ndihmuar në identifikimin e të dashurve

Zjarri në klubin e natës vrau 62 persona, ngrihet aktakuzë ndaj 34 personave! Mes tyre ish-ministra e drejtorë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.