10:52 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U masakrua me gur në kokë në Qytetin Studenti, detaje të pathëna nga ekzekutimi barbar i vajzës së prokurorit

22:05 | 17/12/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
U masakrua me gur në kokë në Qytetin Studenti, detaje të pathëna nga ekzekutimi barbar i vajzës së prokurorit

Një krim makabër tronditi vendin, më 19 Shkurt të vitit 1999. Vajza e prokurorit nga Vlora, Luftar Hyseni, Kozeta Hyseni u gjet e masakruar me gur në kokë në Qytetin Studenti në Tiranë.

Top Story, ka siguruar nga dosja hetimore detaje ekskluzive dhe emrat e të dyshuarve që dalin në dritë për herë të parë nga kjo ngjarje e mbushur me mister. Mbrëmjen e 18 Shkurtit, rreth orës 23:40 minuta, një vajzë i thotë shoqes së ngushtë të Kozetës në korridorin e Godinës 25 ku ajo strehohej, se dikush e kërkonte poshtë. E informuar nga shoqja e dhomës numër 418, Kozeta del në ballkon por nuk shikon askënd. Ashtu siç ishte, zbret dhe nuk kthehet kurrë. Të nesërmen, në orët e para të mëngjesit ajo gjendet e masakruar me gurë në kokë pranë kinoklubit të Qytetit Studenti.

“Kanë qenë moment shumë të rënda, kam marrë guximin dhe ia kam thënë e kam parë se si një prokuror kaq i fortë te fëmija këputet, dorëzohet”, tregon Shkëlqim Hajdari, ish – prokuror

I pari që u shoqërua për ngjarjen ishte Agim Karafili, me të cilin thuhej se 20-vjeçarja kishte lidhje. Ky njihej si person me precedent penalë. Ai deklaroi se në momentet e krimit ka qenë në banesën e tij. Alibinë e konfirmoi bashkëshortja dhe prindërit e Karafilit. Ndaj tij nuk u ngrit akuzë. Agim Karafili nuk jeton më. Dikush e ekzekutoi vite më vonë.

Në atë kohë, i dyshuar ishte edhe një person i identifikuar me emrin Dritan. Ai shoqërohej me një punonjës policie të quajtur Gëzim Gelaj. Në një rast, Dritani e kishte dhunuar Kozetën dhe kishte tentuar ta përdhunonte. Siç konstatohet në një relacion të Prillit të vitit 2005 në dosjen hetimore, bie në sy fakti se asnjëherë nuk u çuan më tej veprimet për të identifikuar atë person. Sot e kësaj dite, Dritani është një person misterioz.

Aso kohe policia shoqëroi edhe një personazh të njohur të botës së krimit, Indrit Dulen nga Durrësi. Në dosjen hetimore ai përshkruhet si një person me rrezikshmëri të lartë. Ai, ishte gjendur në Qytet Studenti atë mbrëmje bashkë me dy miqtë e tij Dashamir K. dhe Arjan Matohiti, ky i fundit, i ekzekutuar vite më vonë për çështje ende të panjohura.

Ata, i kishin shprehur dëshirën shoqes së ngushtë të Kozetës, që me shoqet e dhomës të dilnin së bashku. Vajzat kishin refuzuar.

Dule, deklaroi se në momentet e ngjarjes, kishte qenë në banesën e të fejuarës. Kjo alibi e tij nuk u vërtetua kurrë pasi e fejuara nuk u mor në pyetje. Siç nënvizohet në dosjen hetimore, Dule dhe miqtë e tij japin të dhëna kontradiktore lidhur me lëvizjet e përbashkëta që ata kishin kryer në orët para dhe pas krimit. As ky ballafaqim nuk u krye kurrë nga grupi hetimor.

Në dosjen hetimore, përmendet edhe një fakt shumë i rëndësishëm lidhur me studenten që kishte njoftuar se dikush kërkonte Kozetën. Ajo është shtetasja Mirela K… 12 ditë pas ngjarjes, Mirela u largua nga Shqipëria edhe pse ishte ende studente. Për shumë vite, ajo nuk u kthye kurrë në Shqipëri. Top Story ka mësuar se Mirela u kthye në atdhe përgjatë viteve të fundit. Ajo u pyet për ngjarjen dhe deklaroi se kishte dëgjuar që dikush e kërkonte Kozetën, por nuk e kishte parë personin. Sot e kësaj dite, ngjarja është ende e pazbardhur. Nuk dihet nëse ngjarja lidhet me detyrën e babait të viktimës si prokuror, por fakti është që personat e dyshuar, kanë qenë njerëz me precedentë të theksuar penalë./Top Channel

Etiketa: Kozeta HyseniLuftar Hyseni
Pas

Nëse keni këto lavatrice në shtëpi, kthejini menjëherë mbrapsht: Mund të shpërthejnë

Para

Denoncimi/ Ministri godet gazetarin gjatë raportimit live, në prezencë të policisë

Para
Denoncimi/ Ministri godet gazetarin gjatë raportimit live, në prezencë të policisë

Denoncimi/ Ministri godet gazetarin gjatë raportimit live, në prezencë të policisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosja me armë e 36-vjeçarit në Durrës, identifikohet autori! Si nisi sherri

“Katastrofike”, OKB: Përkeqësohet ndjeshëm situata në Gaza

Aksident në Fushë-Milot, tre të plagosur, mes tyre dhe një 8-vjeçare

“Shkelje të rënda me votën e diasporës”/ PD: DHL ka shkelur kushtet e rënda dakord në kontratën me KQZ

Shpërdoruan detyrën duke lejuar shkelje në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe trajtimit të mbetjeve të rrezikshme spiralore, prokuroria mbyll hetimet, çon për gjykim 10 zyrtarë

Izraeli bombardon perëndimin e Sirisë, ushtria izraelitë: Goditëm depo me raketa

AMP arreston dy punonjës policie, pezullon nga detyra një tjetër

Babë e bir të armatosur në Shijak! Mbanin në banesë kallashnikov dhe pistoletë

Përmbyset kamioni që po i transportonte, 250 milionë bletë pushtojnë rrugët në SHBA

Përballje vendimtare/ Polakët zgjedhin të dielën, Trzaskowski dhe Nawrocki në balotazh në garën për Presidencën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.