18:29 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U mbajt në burg për tritolin në farmacinë e Bashkim Tahirit. I riu kërkon dëmshpërblim

09:39 | 05/02/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
U mbajt në burg për tritolin në farmacinë e Bashkim Tahirit. I riu kërkon dëmshpërblim

Kanë kaluar dy vite nga koha kur i riu Baftjar Bruka u soll në Shqipëri nga Suedia, si i dyshuari kryesor i vendosjes së një sasie lënde shpërthyese në farmacinë e Bashkim Tahirit, babait të Saimir Tahirit, asokohe ministër i Brendshëm.

Shpërthimi në farmacinë e zotit Tahiri, në shkurt të vitit 2015, dhe vendosja e një tjetër sasie tritoli po atë natë pranë një stacioni autobusi, që në fakt nuk shpërtheu, u cilësuan akte terroriste.

Gjatë hetimeve të mëpasshme, emrat e Baftjar Brukës, Vladimir Gjutës dhe 6 personave të tjerë u publikuan së pari nga ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Artan Didi, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Por 10 muaj pasi e mbajti nën arrest, Prokuroria e Krimeve të Rënda u tërhoq nga dyshimet e saj, duke pushuar hetimet për secilin prej tyre, që nga i dyshuari si urdhërues e deri te personi që dyshohej se kishte përdorur aparatin celular për të realizuar shpërthimin me anë të një telefonate.

Prokuroria deklaroi se nuk kishte mundur të gjente prova dhe motive për këto dy ngjarje. Tani, Baftjar Bruka kërkon rreth 870 mijë lekë dëmshpërblim për 290 ditë që qëndroi në paraburgim. Çdo ditë paraburgim i padrejtë paguhet 3.000 lekë, shkruan ‘’Tch”.

Çështja e dëmshpërblimit do të gjykohet në Gjykatën Administrative Tiranë, kurse për ngjarjen që Bruka dhe të tjerë u arrestuan, nuk ka ende një autor.

(E.K/FAXWEB) 

Etiketa: bashkim tahiridenimi riutahiritop channel
Pas

Shpeshtësia e përmbytjeve, Dritan Leli e pranon për ‘Fax News’: Autostrada ka sjellë probleme, duhet rishikuar projekti

Para

Rihanna krah për krah me futbollistin shqiptar: Më solle fat (FOTO)

Para
Rihanna krah për krah me futbollistin shqiptar: Më solle fat (FOTO)

Rihanna krah për krah me futbollistin shqiptar: Më solle fat (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

Presidentja Osmani takon shefin e diplomacisë së Tanzanisë, në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Zjarr në një spital për të moshuarit në Hamburg, 3 të vdekur dhe rreth 50 të plagosur

Vriten dy skocezë në një lokal në Spanjë, sulmi kur po jepej finalja e Champions

“Më shumë se një mbret”, shefi i famshëm Nusret publikon foto me kryeministrin Rama

Ukraina sulmon bombarduesit bërthamorë ruse

Ministri i Gazës dënon heshtjen ndërkombëtare: Izraeli ka kryer masakra kundër popullatës së uritur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.