Nuk ka përfunuar vetëm me dy statuese në Facebook debati mes këngëtares Adelina Ismaili dhe gazetarit Milaim Zeka. Debati ka nisur nga një fjali ironike e gazetarit nga Kosova Milaim Zeka, e cila ka revoltuar divën e muzikës shqiptare Adelina Ismaili. Zeka ironizoi ushtrinë e Ibrahim Rugovës duke thënë se kryekomandante duhet të ketë qenë Adelina Ismaili me këngët e saj.
Pas reagimit të Adelina Ismailit ku u shpreh se Milaim Zeka dhe shokët e tij fshiheshin nën fustanin e asaj gjatë lufës me serbët dhe Adelina ishte e vetmja që këndonte këngë për UÇK-në për këtë ka reaguar edhe gazetari.
Zeka në një prononcim për Express tha se Adelina Ismaili kishte kërkuar mbrojtje nga Millosheviqi në kohën e luftës për ta mbrojtur atë nga njerëzit e Arkanit.
“Unë për veten time pavarësish se çka ka fol Adelina e ruaj konsideratën dhe miqësinë. Dëshiroj që t’i përgjigjem asaj në dy gjëra që na kishte mbajtë nën fustan mu e Berat Buzhalën, e sa i përket fustanit na i ishim hy vetë dhe nuk kishim prit ajo me na majt, ndërsa sa i përket tjetrës ku ka thënë që me m’pasë mbrojtë kur ka këndu ajo që gjoja na jena kon frikacak dhe nuk e kemi mbrojtë, dua t’ia kujtoj asaj se e kam mbrojtë në një rast Adelinën gjatë luftës, ajo e din një rast kur e ka pas jetën në rrezik e kam mbrojtur dhe e dyta sa i përket mbrojtjes nga policia serbe Adelina e din që kur ka qenë në Beograd, pse e ka qu në Beograd Sali Banana atë dhe nënën e vetë, dmth ajo ka kërku mbrojtje në Beograd direkt prej shefit të shërbimit sekret të Millosheviqit, kështu që unë edhe Berati s’kemi pas pse më mbrojtë sepse ajo ka pas mbrojtje direkte prej Stanishiqit”, tha Zeka.
Nuk ka vonuar përgjigjja e artistes, e cila ndodhet në Zvicër duke shijuar pritjen e saj të ëmbël. Ajo i është përgjigjur drejtëpërdrejt gazetarit Zeka duke shkruar: E fundit për ty Milaim dhe Milaimat e tjerë… Nuk jeni kaq të “sertë” kur po takohemi, po nejse. Akuzat që m’i keni bërë që nga fëmijëria mua vetëm më kanë forcuar. Deri sa jam bërë imune dhe nuk më bëni më asnjë përshtypje. Keni fat që kurrë nuk iu kam marrë seriozisht, as unë dhe as ky popull. Kur edhe Adem Jasharin e keni akuzuar, ç’ka të them unë?! Sa i përket ushtrisë: Po, do të bëhet! Dhe do të bëhet pikërisht nga LDK. Siç ju kam thënë me këngë prej vitit 1995. Të pëlqeu ty dhe tjerëve si ti, apo jo. Nëse ndonjëherë kam pas mbrojtje, e kam pas vetëm nga Ibrahim Rugova dhe këta fansa të mi. Ai Rugova të cilit as nuk ju keni afru as nuk do të arrini me iu afru deri te këmba. Dhe sa të jem gjallë do t’ia këndoj këngën, për të cilën personalisht më është falenderuar. Sikur ky popull, që kurr nuk harruan cila është kënga e parë për ushtrinë…
Ti e di që kurrë nuk do të reagoja. Por ti nënën e vdekur ma ofendove. Pa i bërë ende një vit që e kam varrosur, pa më dhënë rast t’i falenderoj ata që më ngushëlluan… Kam me t’rreh bre shpulla gojës me dy duart e mia në momentin që takohem me ty! Mandej kthjellesh kush jam, se si duket t’u kanë ngatërruar ty. Edhe e fiton një storie ekskluzive për Adelinën, me fitu pare e ‘like’. A bon me ‘chill’ tash?”, u shpreh këngëtarja. (J.V/Shuplaka)