Një treg kinez ku shiten akrepa, shumëkëmbësha, karkaleca dhe insekte të tjerë të skuqur është rihapur, pasi u mbyll për 70 ditë për shkak të shpërthimit të pandemisë së COVID-19.
Shitësit në tregun e Naningut ofrojnë pjata dhe specialitete të ndryshme si oktapodë në zgarë, yje deti me erëza apo kekë me oriz.
Por këto nuk anë asgjë para gatimeve me insekte. Në këtë treg gatuhen gjithçka, që nga merimangat e deri te krimbat e mëndafshit.
Nuk ka insekt që nuk përgatitet për t’u ngrenë në këtë treg.
Në këtë treg mund të lëvizin deri në 3 mijë persona, ndërkohë që autoritetet po monitorojnë situatën, për të shmangur një shpërthim të dytë të pandemisë.