Zv. kryeministri Erion Braçe gjatë një prononcimi për gazetarët paralajmëroi bizneset që nuk paguajnë taksa se do të përballen me përgjegjësi ligjore.
Ndër të tjera Braçe shpreh se administratorët e Havanës dhe Taiwanit kanë kërcënuar inspektorët tatimorë dhe u shpreh se çdo kërcënim i paraqitur ndaj inspektorëve që do të përballen me ligjin
“Apel të gjithë administratorëve dhe pronarëve që kanë qenë në vëzhgim. Kërcënime ndaj nëpunësit të shtetit do të ndëshkohen pa mëshirë. I kërkoj administratorëve të Tajvanit dhe Havanës se çdo kërcënim i paraqitur ndaj inspektorëve që do të përballen me ligjin. Çdo gërmë kërcënuese do trajtohet si krim. Pavarësisht se presidenti nuk na e dha mundësinë për të vënë në zbatim kodin penal, ne do bëjmë aq sa na lejon ligji“, tha Braçe.