Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, me pikëllim të thellë ka ndarë lajmin për vdekjen e ish-gazetarit, Sylë Osmanaj.
Ai kishte punuar si gazetar në “Gazetën Rilindja” që nga viti 1969 deri në mbylljen e saj.
Familjarët e Osmanajt kanë njoftuar se ai ka ndërruar jetë tragjikisht më 13 korrik. Teksa, varrimi i të ndjerit është bërë ditën e djeshme në Prishtinë.
AGK e vlerëson lartë kontributin që Osmanaj pati ndaj profesionit të gazetarisë.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve, miqëve dhe kolegëve të gazetarit, Sylë Osmanajt.
Ishte duke u larë në det, mbytet një person te Shkëmbi i Kavajës