Një aksident i rëndë ndodhi rreth orës 13:20 të ditës së sotme, në rrugën dytësore Kolonjë-Bubullimë, ku një automjet doli nga rruga dhe përfundoi në kanalin e mbushur me ujë, duke shkaktuar dy viktima.
FaxNews ka mundur të sigurojë foton e viktimave të aksidentit, respektivisht Aurora Basha rreth 20-vjeçe në të djathtë, Xhezmi Oshafi, 68 vjeç në të majtë.
Sikurse shihet edhe nga pamjet makina me të cilën kanë qenë duke udhëtuar personat ka përfunduar e përmbysur në kanalin e mbushur me ujë, duke e bërë thuajse të pamundur daljen e tyre nga mjeti.
Njoftimi i plotë:
Informacion paraprak
Sot rreth orës 13:20, në rrugën dytësore Kolonjë-Bubullimë, në urën e fshatit Bubullimë, automjeti tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.
Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Xh. O., 68 vjeç, banues në Berat, dhe një shtetase ende e paidentifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.