Dosja 184, e njohur si dosja e për krimet zgjedhore, ka kaluar sërish për hetim në Prokurorinë e Posaçme të Krimit të Organizuar, SPAK, vetëm pak kohë pasi ishte dërguar për hetim në Prokurorinë e Dibrës.
Pak muaj më parë Prokuroria e Krimeve të Rënda hoqi dorë nga hetimi i dosjes 184, duke shpallur moskompetencë.
Për pasojë, kjo dosje për krimet zgjedhore, me vendim të prokurorit Klodian Braho, i kaloi Prokurorisë së Dibrës.
Në këtë dosje janë përfshirë përgjimet e disa zyrtarëve të lartë, të cilët akuzohen për shit-blerje votash, për zgjedhjet e 2017 në qarkun e Dibrës.
Në një inetervistë për Fax News, ish-deputeti Xhemal Gjunkshi u shpreh se dërgimi i dosjes në Prokurorinë e Dibrës, është ‘varrosje’ e saj për mos ndëshkimin e ministrave dhe ish-ministrave, deputetëve e zyrtarëve të PS-së.
Prokuroria e Dibrës sipas Gjunkshit nuk i kishte kapacitetet për të hetuar një dosje me rëndësi aq të lartë, ndërsa theksoi se kjo është një tentativë për varrosjen e kësaj dosjeje përpra krijimit të SPAK.
Lidhur me zhvendosje e dosjes ka reaguar edhe Partia Demokratike, e cila i referohet kësaj lëvizje si meritë e saj pasi ka kërkuar pak kohë më parë që SPAK të hetojë vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër.
“Dosja 184 e vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër i kalon SPAK-ut. Lajmi bëhet ditur nga organi i prokurorisë pasi Partia Demokratike kërkoi informacion se në ccfarë faze ishte hetimi për këtë dosje. Ccështja ishte nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, por, nën ndikimin e Donika Prelës dhe Arta Markut, kjo prokurori shpalli moskompetencën në korrik dhe, pak kohë para ngritjes së SPAK-ut, ia ccoi dosjen prokurorisë së Dibrës. Në 15 janar Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi kërkoi zyrtarisht të njihej me gjetjet e dosjes dhe kërkoi që dosja t’i dërgohej Prokurorisë së Posaccme Antikorrupsion. Burime zyrtare pranë prokurorisë pohojnë se kjo kërkesë është pranuar dhe Prokuroria e Dibrës ka vendosur shpalljen e moskompetencës, duke ia kaluar çështjen për hetim Prokurorisë së Posaçme SPAK. Kjo do të thotë se dosja 184, ku dalin në përgjime Edi Rama, Damian Gkjiknuri, Ulsi Manja, Pjerin Ndreu dhe zyrtarë të tjerë të lartë socialistë, tani do të hetohet nga SPAK, duke e bërë atë edhe dosjen më të rëndësishme të Prokurorisë së Posaccme Antikorrupsion.”- njofton PD.