Në një kohë kur në të gjithë vendin kanë qenë prezente rreshjet e shiut, në mesditë i gjithë territory do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta, ku më të dukshme paraqiten përgjatë zonave lindore duke gjeneruar shira të izoluar.
Sipas Meteoalb mbrëmja sjell përmirësim të kushteve atmosferike, duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant në vend.
Temperaturat e ajrit do të ulen sërisht në mëngjes por rritje të lehtë sjellë mesdita duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 3°C deri në 21°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë por e fortë në det me shpejtësi 40-45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 4 ballë.