‘2020-a do të ishte viti i gjërave të mëdha për Fax News’. Dhe ashtu qe… Deri më sot, kur në vigjilje të një tjetër viti të madh, një lajm na tronditi të gjithëve; Kasem Hysenbelli humbi betejën me COVID 19. Ky vit ishte një vit plot sfida e suksese për median e cila lindi mes shumë televizioneve tashmë të ngritur me investime multimilionëshe. Erdhi si një sipërmarrje modeste, por e dlirë, për t’u shërbyer të pamundurve, atyre të cilëve nuk iu duhej një flamur partie për tu dëgjuar.
Në rrjet qindra mesazhe ngushëllimi nga gazetarë, politikanë, grupe aktivistësh, bashkëpunëtorësh por dhe njerëz të thjeshtë të cilëve asnjëherë nuk iu fik kamera apo mikrofoni i Fax News.
“Kasem, më ke tronditur thellësisht. Nuk ishte radha jote mik i shtrenjtë.
Nuk punova asnjëherë me ty, por të pata përherë mik për kokë. Ishe nga të paktët njerëz të çiltër, të mirë dhe të guximshëm që kishte media në Shqipëri.
U mësove të ngresh gjëra që ende nuk kishin mbirë në tokë, sikur deshe të thoje që nga dheu vimë tek ai do shkojmë.
Zoti të bekoftë o njeri i mirë! Do më marrë shumë malli…”, shkruan gazetari Enkel Demi.
“Cfare lajmi i tmerrshem ky i humbjes se Kasos. Ai nuk ishte drejtori, administratori, pronari. Ishte si te gjithe ne, si armata e madhe e gazetareve qe i beri te gjithe miq. Per ngjarje te tilla mbetesh e pafjale, e aq me teper per nje njeri si Kasem Hysenbelli. U prehsh ne paqe o mik i mire, do te te kujtojme gjithmone. RIP”, shkruan gazetarja Anila Basha, e cila prej shumë vitesh bashkëpunoi me Z. Kasem Hysenbelli, ndërsa të gjithë ata që kanë punuan me të kanë ndarë dhimbjen në rrjet për largimin e ‘shefit’ i cili kurrë nuk qe shefi ‘tradicional’
“Shume vite, pune, perkiushtim, njerzillik. Fjalet; zoti do te miret prane vetes sot e disa here me kane lodh. Disa na duhen dhe ne. Kasemi ishte njeri. Ca boshlliku la e u paste lene fuqi Keles e femijeve ta perballojne. Pusho ne paqe mik”, shkruan Rezarta Delisula ish-drejtuesja e ‘Gazetës Shqiptare’.
“Një tjetër lajm i trishtë këtë mëngjes! COVID-19 i merr jetën Kasem Hysenbelliut, Presidentit të Fax News. Kam pasur fatin ta njoh nga afër, njeriun e mirë, qytetarin që e donte dhe investoi e kontribuoi për vendin e tij, përmes medias që e ngriti me ambicie e përpjekje, për të qenë një dritare e shtuar për shqiptarët. Ngushëllime familjes! I paharruar mik i mirë!”, shkruan dhe deputeti Lefter Maliqi.
Postime prekëse nmë rrjet kanë hedhur dhe aktivistë, kauza e të cilëve u transmetua pa ndërprerë në ekranin e Fax Neës dhe në Faxweb.
” Sot morëm një lajm të trishtueshëm , ndarja nga jeta e Kasem Hysenbelliut na ka hidheruar pa masë .
Ky njeri i mirë me median tij te lirë dhe të pavarur Fax Neës na ka mbështetur gjatë gjithë protestës sonë .
Ai do të mbetet një ikonë që mbështetjes dhe përkrahjes të të gjitha shtresat e dhunuara nga pushteti i rilindjes.
Banorët e Unazes se Re i shprehin ngushëllime familjes për ketë humbje të madhe.
U prehtë në paqe miku i Unazes se Re.”, shkruajnë banorët e Unazës së Re.
“Edhe kete e bere?
Sot paske ikur me thane, paske nderruar token me qiellin a thua se s’kishe me pune ketu?! A thua se i kishe bere te gjitha e s’kishe me detyrime ne raport ne sipermarrjen e “cmendurive” sic dije ti. Qe kur te kam njohur, kam menduar gjithemone per ate lehtesine tende te papkonceptueshme te lehtesimit te problemeve deri ne shendrrimin e tyre ne dromca humori te dites.
Gjithemone kam menduar se nga buron nje force aq e madh nga nje trup aq i vogel per te bere mire? Qe prej 2013-es te kam pare te besh mire shume gjera. Sot me zhurmojne llahtarshem keshillat e tua kur “nxeheshim” e me thoje “po qetesohu njehere e ta marrim shtruar o Bledi”. Dhe sa here e marr me te perpjekur ne raport me punen time tani, gjithemone nuk e di pse me kujtohen keshillat e tua. Nuk po kujtoj se cfare beme me bashkepunimin tone, por po them qe ti luftove per lirine e medias deri kur realisht ajo ishte e pamundur.
2 vjet me pare i dhame fund bashkepunimit tone ne Fax News, dhe kur ika lashe aty nje pjese te vetes time si “falenderim” per ate qe bere duke na mundesuar mua e Entonit jo nje vend pune, por nje laborator te vertete lirie. Na dhe mundesine te tregojme se liria eshte me e forte se nenshtrimi, se te duash te besh mire eshte shume me e shendetshme se te besh keq, te jesh i lire vjen me kosto, por kurre ato nuk jane me te renda e me pasoje sesa kur nenshtrohesh.
Sot u zgjova me lajmin se per here te pate ishe dorezuar, e mesa duket dhe per here te fundit, prandja me rrotullohet ne mendje jo pa maraz pyetja…, “edhe kete e bere”?
p.s…Te qofte dheu i lehte mik i mire, ishe vertet nje kampion”, shkruan Bledian Koka, ish- drejtor Informacioni i Fax News.
Më herët dhe Presidenti Ilir Meta dhe kreu i PD-së Lulzim Basha përcollën trishtimin për humbjen e iniciatorit të një prej mediave që nuk e dorëzoi kurrë pavarësinë e saj.
Politikanë të të dy krahëve kanë përcjellë mesazhet ngushëllimi për humbjen e parakohshme të Presidentit të Fax Media Neës, zotit Kasem Hysenbelli.