Avokati Arben Llangozi i ftuar në FaxNeës ka folur në lidhje me arrestimin dhe marrjen në pyetje të presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta.
Llangozi në fjalën e tij me gazetarin Albi Rakip është shprehur se për ish presidentit Meta deri më tani nuk ka asnjë akuzë kronkrete pasi vepra penale për të cilën flitet është ajo e një periudhe 10-15 vite më parë.
Ndër të tjera ai thekson se vetë m fakti që prokuroria e Posaçme ka pyetur disa here dhe ai ka deshmuar e ben ate nje person jo te rrezikshem per tju shmangur drejtesise.
“Ligji thotë se janë tre kritere për një masë sigurie dhe e para është që te ketë prova për një dyshim të arsyeshëm në rastin konkret kjo i përket dosjes hetimore qe ky person të ketë rrezikshmëri për prishjen e provave, por pas nje hetimi kater vjeçar një gjë e tillë nuk ndodh dot, ajo që ka bëre ky shtetas është që ai është përballur. E fundit është që Meta duhet të kryejë një veper me të rëndë se kjo, por ai është në një post që nuk ka kushte te favorshme për të kryer një vepër të tillë. Kjo është e rëndë dhe tendecioze, është e rëndë në konventen e të drejtave të njerit. Në rastin e zotit Meta kjo është shkelur. Duhej të ishte revokuar ose të mos ishte caktuar fare. 5 vite prokuroria nuk i mblodhi provat për vijimin e hetimit. Drejtësia ka vepruar jo vetëm konform ligjit por edhe bindjes që është në publik. Një person quhet i dënuar vetëm kur ka një vepër penale”, tha avokati.
Ndërkohë në lidhje me seancën e zhvilluar këtë të martë avokati është shprehur se hetimet jan ëtë përcaktuara të zgjasin 3 muaj, por në rastin konkret është kaluar çdo lloj afati.
“Hetimet janë përcaktuar që zgjasin 3 muaj në raste komplekse, por ne rastin konkret është kaluar çdo lloj afati, ne momentin qe kanë nisur hetimet duhej që të kishte emrin si person nën hetim kjo është sipas ligjit por në Shqipëri vepron sipas bindjes së prokurorëve dhe oficerëve. Ky moszbatim ligji i ka mohuar të drejtën për tu mbrojtur zotit Meta, imagjino se çfarë ndodh me qytetarët e thjeshtë”, tha avokati Llangozi.