Një person është marrë peng paraditen e sotme në qytetin e Kamzës ku dëshmitarë kanë rrëfyer se dy persona pas një debatI mes tyre, e kanë dhunuar dhe marrë një me forcë një person duke e futur në makinë nga ku pas kësaj janë larguar me shpejtësi.
Mësohet se personi që i marrë peng është Jak Prenga 49-vjeç. Burimet thonë se pengmarrja ka ardhur pas një konflikti për para ndërsa dëshmitarët kanë treguar se dy pengmarrësit kanë qenë të maskuar.
Prenga ende nuk është bërë I gjallë dhe nuk dihet për fatin e tij.
Ngjarjen e kanë parë qytetarët, të cilët kanë qenë të pranishëm në momentin e pengmarrjes. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur me shpejtësi forcat e policisë, të cilat kanë ushtruar kontrolle dhe kanë ngritur postoblloqe për kapjen e autorëve por deri më tani nuk kanë arritur të identifikojnë autorët.
Ndërkohë, në zonën përreth raportohet se ka objekte të ndryshme që vëzhgohennga kamerat e sigurisë, të cilat edhe janë sekuestruar nga ku pritet të shërbejë për hetimet.
(F.GJ/FAXWEB.AL)