Ditën e djeshme Amarildo Çalamani u mori jetën dy të rinjve në Roskovec të Fierit dhe plagosi një tjetër person, teksa i përplasi me mjetin e tij kur ata ishin duke ecur në trotuar.
Viktimat e këtij aksidenti ishin kushërinjtë Amarildo dhe Festim Dogani, respektivisht 29 dhe 21 vjeç.
Amarildo Çalamani ka qenë një drejtues problematik, dhe këtë e pohojnë dhe burime nga Policia e Fierit për Fax Neës. 21 vjeçari rezulton të jetë gjobitur disa herë për shkelje të ndryshme administrative.
Mësohet se ai është ndëshkuar 10 herë me gjobë, konkretisht: brenda vitit 2018 ka marrë 3 masa për parakalime të gabuara, 2 masa për përdorim celulari, 1 masë administrative për tejkalim shpejtësie me pezullim të lejes së drejtimit në vitin 2017, dhe një masë për mungesë kontrolli teknik.
Pas aksidentit ai tentoi që të largohej me shpejtësi nga vendngjarja duke braktisur mjetin e tij, po është arritur që të kapet nga ana e policisë së Fierit.
Ndërkohë, sipas banorëve të fshatit Arapaj, ai kishte tre ditë që ecte me shpejtësi dhe bënte rift me frena dore në rrugën e drejtë që përshkon përmes fshatin Arapaj.
(E.K/FAXWEB.AL)