Ilia Terpini, një nga personazhet e rëndësishëm të historisë se kamerës e fotografisë shqiptare është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare.
Regjisori dhe bashkëpunëtori i tij Kujtim Gjonaj me anë të një postimi në Facebook ka shkruar fjalë të ndjera për humbjen e kineastit të madh.
Sipas tij Ilia kishte vajtur në Paris për një kontroll rutinë dhe Parisi i artit dhe i kulturës e mori në gjirin e tij artistin e madh.
“SOT MU LARGUA NJE MIK I MIRE!
Nje telefonate nga Zhani Terpini,djali i mikut tim gati gjysem shekullot Ilia Terpini ,me kumtoi lajmin e keq dhe te hidhur…Ilia na la…Kishte shkuar ne Paris per nje kontroll rutine dhe Parisi i artit dhe kultures, e mori ne gjirin e tij artistin e madh.Sot, atje ne qyteti e endrave artistike,pushoi se rrahuri zemra e nje njeriu te madh,e nje miku te mire,e nje bashkpuntori dhe kolegu te afte,e nje artisti te shquar ,qe zorr se mund ti afrohet perkushtimit te tij ndonje kineast tjeter.U shua Ilia Terpini ,njeriu qe ia perkushtoi tere jeten ,deri ne sekondat e fundit ,artit me te ri ,por nga me te dashurit,artit filmik.Kinemaja shqiptare humbi nje nder artistet e saj me te shquar,familja njeriun e dashur,ne miqte dhe koleget e tij njeriun e apasionuar dhe te pa pertuar.Lamtumire miku dhe bashkpuntori im afert Ilia ,Dashuria yte per artin, ishte aq e madhe, sa dhe shpirti te fluturoi ne qiell mbi qytetin e madh te artit.Paris!” shkruan Gjonaj në Facebook.
Për punën e palodhur të tij ,mban titullin “Artist i merituar”, është dekoruar me “Medaljen e punës”, me “Çmimin e Republikës”, është vlerësuar me medalie në 6 festivale të filmit, është vlerësuar me çmim kombëtar për fotografinë artistike dhe mban Urdhrin “Mjeshtër i madh”.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post