06:39 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

U ndalua dje në Rinas, izraeliti rrëfen përse vjen në Shqipëri dhe për çfarë e përdor pajisjen e përgjimit

14:53 | 25/03/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kush është izraeliti i kapur në Rinas me pajisjen “përgjuese”, dyshohet të ketë ardhur për një investigim

Një ditë më parë qarkulloi në media lajmi i ndalimit të një shtetasi izraelit në aeroportin e Rinasit, i identifikuar si Yoram Frig, i cili u kap me një pajisje elektronike të dyshimtë, të cilësuar si pajisje përgjimi.

Paraditen e sotme u bë me dije se izraeliti u lirua megjithatë ai nuk mund të largohet nga Shqipëria për shkak të bllokimit të pasaportës në kuadër të hetimeve që po kryhen nga Prokuroria.

Në një intervistë të dhënë ditën e sotme, ai ka rrëfyer se nuk ka kryer asnjë gjë të paligjshme me pajisjen teksa tregon arsyen pse udhëton shpeshherë drejt Shqipërisë.

Izraeliti Frig shprehet se është një hetues privat i pajtuar nga një biznesmen në Shqipëri, i cili ka ardhur dhe herë të tjera në Tiranë: “Unë jam hetues privat dhe ajo që më është bllokuar, nuk është pajisje përgjimi, pra nuk kryen përgjime. Unë kam ardhur për të ushtruar kontrolle në një kompani private nëse ka ose jo përgjues.”, ka shpjeguar ai për “Gazetën Shqiptare”.

I pyetur konkretisht lidhur me pajisjen apo nëse ajo çka bën ai është aktivitet i paligjshëm, izraeliti shprehet se pajisje nuk shërben për përgjime, por për të zbuluar përgjuesit. Ai shprehet se kjo pajisje është e ligjshme në Izrael dhe kudo në botë.

“Pajisja është e ligjshme në Izrael dhe kudo në botë. Unë jam hetues privat dhe nuk e kam ushtruar aktivitetin vetëm në Shqipëri, kam punuar në disa vende të botës. S’dua të hap probleme me askënd. Kjo është puna ime, këtë bëj unë.”

Sa për ndalimin e djeshëm në Rinas, Yoram Frig shprehet se ndalimet e befta e bënë të humbasë fluturimet për të cilat kishte prerë edhe biletat e udhëtimeve.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: izraelitpajisje pergjimi
Pas

Gjendet i mbytur në detin e Kavajës, trupi i pajetë nxirret në breg nga peshkatarët

Para

Kur Parisi nderonte me kortezh madhështor Iliaz Vrionin (FOTOT)

Para
Kur Parisi nderonte me kortezh madhështor Iliaz Vrionin (FOTOT)

Kur Parisi nderonte me kortezh madhështor Iliaz Vrionin (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane në Iran, Medvedev: Disa vende do furnizojnë Teheranin me armë bërthamore

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.