Pas ndalimit që iu bë ditën e djeshme në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, pasi kishte me vete libra të Vorio Epirit, Panajot Barka ka bërë një reagim për ngjarjen.
Me një deklaratë në anglisht, Barka e cilëson ndalimin nga ana e policisë si të tmerrshëm dhe duke i cënuar atij identitetin. Sipas pedagogut të Gjirokastrës ndalimi i tij synon frikësimin e minoritarëve.
“Kjo është një ngjarje e tmerrshme, e cila tregon qartë se çfarë kërkon dhe synon! Frikësimi dhe rënia e çfarëdo rezistenceje për ruajtjen e identitetit. Shkelja e autonomisë universitare, liria e lëvizjes së ideve dhe librave, shpërdorimi i çdo parimi të seriozitetit dhe dinjitetit, falsifikimi i gjithë së vërtetës, thirrja e të gjithë paligjshmërisë”, shkruan Barka.
Sipas Barkës asnjë nga librat e tij nuk kishte përmbajtje të ndaluar dhe trajtimi që iu bë ishte i pavend. Minoritari vijon më tej duke thënë se ndaj tij janë bërë sulme të vazhdueshme, ndërsa ai asnjëherë nuk do ta mohojë orgjinën e tij greke.
Sipas Barkës ditën që ai u ndalua ka pasur ndërhyrje nga disa persona të politikës, ndërsa ai është i gatshëm që të përballet dhe në prokurori, ku tashmë ka kaluar çështja.
(E.K/FAXWEB.AL)