22:38 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

U ndaluan në Vjenë, trajneri i Kukësit Gjoka rrëfen momentet e shoqërimit në Polici dhe telefonatën e Gjicit në ambasadë

10:51 | 13/07/2017
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
U ndaluan në Vjenë, trajneri i Kukësit Gjoka rrëfen momentet e shoqërimit në Polici dhe telefonatën e Gjicit në ambasadë

Për herë të parë trajneri i Kukësit Gjoka ka reaguar në lidhje me ndalimin e tij dhe të disa lojtarëve nga Policia austriake.

Shkak për këtë janë bërë dyshimet për trukim që kanë ndaj skuadrës së verilindorëve që u shpall për herë të parë dhe kampion në vendin tonë.

Gjoka thotë se ndalimi i tyre është bërë në momentin kur kanë ardhur në hotel dhe më pas ka pasur një telefonatë dhe me Presidentin Gjici i cili ka kontaktuar me ambasadën e Shqipërisë në Austri.

“Kur kemi ardhur në hotel në Vjenë, jemi përballur me policinë austriake, e cila kërkonte të merrte një deklaratë nga ne, pasi ndaj Kukësit është hapur një procedim për shitje ndeshjesh. Unë, së bashku me shefin e klubit dhe tetë lojtarë shkuam në rajonin e policisë, sepse na kërkuan të bëjmë një deklarim në lidhje me çështjen.

Pasi ne nisëm të thoshim secili atë që mendonim, autoritetet austriake kërkuan të na merrnin edhe telefonat. Në këtë moment natyrisht që pati një reagim nga lojtarët, pasi ata nuk pranonin të dorëzonin celularët e tyre, me idenë që kishte një humbje dinjiteti dhe privatësie.

Menjëherë pas kësaj kërkese, unë lajmërova presidentin Gjici, i cili ndodhej në Shqipëri. Me këtë rast e falënderoj shumë, pasi mori masa direkte dhe në 23:30 u lidh me ambasadorin tonë në Vjenë. Gjithashtu na vendosi menjëherë një avokat në dispozicion dhe aty u qetësuan gjakrat, pasi asnjë nga futbollistët nuk donte të jepte telefonat.

Dukej sikur po humbnin dinjitetin e tyre dhe sikur kjo gjë nuk ishte normale. Megjithatë, unë mendoj se ishte një sjellje jo fort korrekte nga policia austriake, edhe pse duhet të kuptojmë që këto janë rregullat e këtij shteti. Ishte një moment që nuk duhet të ishte ndodhur, pavarësisht se çdo gjë u sqarua dhe shkoi në vendin e vet”, vijoi më tej Gjoka.

(E.K/Shuplaka)

 

Etiketa: akuzatgjokakukesisporttrukime
Pas

Hapen 72 kuti votimi, si po bëhet rinumërimi në KQZ

Para

“Lista e zezë”, Berisha: Rama përfshiu Mentor Petrelën sepse ka frikën se i jep dosjen Metës

Para
“Qeveria ka ulur rrogat, punojmë në kushte mjerimi”, denoncimi i zjarrfikësit tek Berisha

"Lista e zezë”, Berisha: Rama përfshiu Mentor Petrelën sepse ka frikën se i jep dosjen Metës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania”

“SHBA-të nuk e njohin qeverinë e Edi Ramës”, gazetari Almer Toska: Opozita duhet të bëhet opozitë e vërtetë

“Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

Forcim i partneritetit strategjik, Rubio takohet me homologun maqedonas

Ukraina përdor për herë të parë “dronin nënë” me inteligjencë artificiale

“Jemi kundër politikave pushtuese!” Mesazhi i qartë i Amerikës për Ballkanin dhe për liderët

Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.