17:31 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”U ndikuat nga Berisha”, avokati i Shullazit akuza të forta për prokurorinë: Ylvi Beqaj mashtrues klasik!

11:42 | 30/10/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjyqi për Emiljano Shullazin, çfarë dëshmuan dy ish-avokatët e tij

Që prej orës 9 të mëngjesit avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçe vijon të bëjë mbrojtjen e klientit të tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Meçe akuzon prokurorinë se nuk ka zhvilluar një hetim të drejtë, dhe po ashtu se ka bërë presion ndaj Ylvi Beqes për të ndryshuar dëshmitë e dhëna në media ku shprehej se me Shullazin kishte marrëdhënie të mira.

“Opinioni publik u ndikua nga media dhe deklarata e Sali Berishës ku e cilësonte Shullazin si person i rrezikshëm. Prozumimi i pafajsisë është cënuar rëndë pasi Emiljano Shullazi u shpall fajtor pa pasur akoma një vendim të formës së prerë. Arrestimi dhe akuzat e Shullazit u ndikuan nga ndërkombëtarët, media dhe politika. Ylvi Beqaj është mashtrues klasik pasi ai nuk është kërcënuar nga Shullazi por nga persona te tjere qe ai u kishte marrë shuma të medha eurosh borxh”, është shprehur mes të tjerave mbrojtja.

Prokuroria kërkoi për Shullazin dënimin me 17 vite burgim për disa akuza dhe si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Në argumentat e mbrojtjes, avokati Meçe shprehet se procesi ndaj Shullazit është i pabazur në prova dhe se hetimin prokuroria e ka nisur pas një deklarate të bërë publike nga ish-kryeminiatri Sali Berisha se Shullaxi kishte kërcënuar Mynyr Konin e Dhori Kulen.

Sipas avokatit, deklaratat e bëra publike nga njerëz të politikës kanë ndikuar edhe tek opinioni publik për të besuar akuzat e ngritura ndaj Shullazit.

Për 5 të pandehurit organi i akuzes kërkoi dënimin e tyre ne total me 64 vite burgim.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Paralajmërimi i policisë për mashtrimet në internet: Dashuria online po ju kushton para

Para

Moti i keq ‘pushton’ vendin, përmbytje në Durrës dhe Vlorë (Video)

Para
Moti i keq ‘pushton’ vendin, përmbytje në Durrës dhe Vlorë (Video)

Moti i keq ‘pushton’ vendin, përmbytje në Durrës dhe Vlorë (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky pret të dërguarin amerikan: Më ofroi ndihmë për mbrojtjen ajrore

Policia Rrugore intensifikon kontrollet me dronë dhe radarë Poliscan .Qindra shkelje të konstatuara gjatë javës së kaluar

BE paralajmëron kundërmasa tregtare ndaj SHBA-ve me vlerë 72 miliardë euro në rast dështimi të negociatave

E gjithë Franca në festë, përkujtohet Dita e Bastijës

Gjyqi për vrasjen e Liridona Ademajt, i vëllai përballet me kunatin, Naim Murseli

Takim privat mes Keir Starmer dhe Donald Trump në fund të korrikut, Presidenti i SHBA planifikon vizitë zyrtare në Britani në shtator

Trump: SHBA-të janë mashtruar për dekada në tregti dhe shpenzime ushtarake! Koha që të veprojmë për Amerikën

Shkodër/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon një ngjarje të rëndë në Dobraç

Mbi 80 palestinezë të vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gaza

Rama vizitë në Gjermani, pritet nga Kryeministri i Bavarisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.