Mediat italiane kanë publikuar pamjet nga aksioni i djeshëm i policisë italine dhe asaj malazeze ku u kapën dy shqiptarë dhe u sekuestruan rreth 2 tonë kanabis.
Skafistët shqiptarë janë ndjekur për 5 orë në det dhe kanë hedhur drogën në ujë për të lehtësuar mjetin lundrues, por edhe kjo nuk ka mundur t’i shpëtojë nga policia.
Skafi kishte dy motorë të shpejtësisë së lartë, çka bëri që për 5 orë t’u shmangej policisë.
Dy shqiptarë 42 dhe 31 vjeç kanë përfunduar në pranga.
Në kuadër të operacionit të quajtur “Triton”, pasditen e së premtes, njësia aeronavale e Repartit Operativ të Guardia di Finanza të Barit në koordinim me grupin aero-naval të Guardia di Finanza të Tarantos kanë lokalizuar një ngarkesë të dukshme në një mjet ujor që lundronte drejt ujërave italiane.
Mjeti i trafikantëve, sapo ka pikasur se po i afrohej mjeti i Guardia di Finanza janë përpjekur të arratisen dhe në përpjekje për të shtuar shpejtësinë kanë hedhur ngarkesën në det. Por pas rreth 5 orësh ndjekje në det policia ka arrestuar dy skafistë shqiptarë.
Marijuana shte paketuar në 110 pako me përmasa të ndryshme dhe me peshë totale 2261,5 kg. Ndërkohë që sipas policisë italiane nëse droga do të ishte hedhur në treg kishte vlerë rreth 20 milionë euro të ardhura. (B.H/Shuplaka)
(B.H/Shuplaka)
Discussion about this post