Deontay Wilder e ka mbrojtur titullin kampion bote në kategorinë e rëndë divizioni WBC pas meçit ndaj Tyson Fury, i cili mbaroi me barazim në Staples Centre të Los Angeles të dielën në mëngjes.
Një nokaut në rundin e fundit, 12, doli të jetë vendimtar që lufta të shpallej e barabartë, me britanikun Fury që po udhëhiqte me pikë deri në atë moment.
Megjithatë Fury pas ndeshjes ka thënë se ai ishte më i miri. Madje ai ka sfiduar edhe bashkëkombësin e tij, Anthony Joshuan, për një meç që të gjithë e dëshirojnë.
Pas meçit – të cilit Fury i mbijetoi edhe pse u rrëzua dy herë, në rundin e nëntë dhe 12-të – britaniku tha: “Është edhe një boksier i kategorisë së rëndë diku”, në përpjekje për ta acaruar Anthony Joshuan, kampionin në fuqi të divizioneve IBF, ËBA dhe ËBO.
“Pulë! Pulë! Joshua, KU JE?” bërtiti Fury, duke i bërë thirrje për sfidë britanikut. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post