Për një orë kreu i opozitës Lulzim Basha bashkë me demoktatët e tjerë protestoi në 5 akse rrugore të vendit në mënyrë paqësore. Në Lushnjë, Elbasan, Milot dhe në dy pika në Tiranë: Te ‘’Sheshi Shqiponja’’ dhe te ‘’Pallati me Shigjeta’’ nuk ndodhi asnjë incident.
Vetë kreu i opozitës Basha ishte i pranishëm te ‘’Sheshi Shqiponja’’, i ulur këmbëkryq bashkë me gruan e tij, ku edhe mbajti edhe një fjalim para protestuesve.
Në fund të fjalës së tij Basha bashkë me protestuesit këndoi edhe disa vargje nga himni tonë kombëtar. Menjëherë pas saj kreu i PD-së u nis drejt çadrës bashkë me protestuesit e tjerë, ku atje do të qëndorjë por nuk do të mbajë një fjalim. (J.V/Shuplaka)