Një 22-vjeçare ka humbur çdo kontakt me familjarët e saj nga data 22 Prill, kur kishte zbritur në Rinas nga Italia.
Mësohet se e reja ishte nisur drejt Italisë ku do të niste bashkëjetesën me të dashurin e saj, mirëpo familja e tij nuk ka qenë dakord me këtë lidhje.
Menjeherë sapo ka zbritur në Rinas e reja ka fikur telefonin, ndërsa familja pret në ankth detaje në lidhje me atë që ka ndodhur dhe fatin e 22 vjeçares.
Vajza ka qëndruar në Itali për rreth 20 ditë, ndërsa nuk dihet ende nëse kthimin e ka bërë e vetme apo me të dashurin e saj.
Sipas dëshmisë së babait, në 31 mars 2023 vajza përmes Rinasit niset drejt shtetit italian. Familja e djalit nga Durrësi duket ka shprehur mos pëlqim për vajzën. Për këtë arsye ata i kanë prerë një biletë kthimi vajzës për në Shqipëri dhe prej 22 Prillit familja ska asnjë iformacion për vajzën.