Është identifikuar vikitma e mbytur ditën e sotme në plazhin e Durrësit në farësi të lagjes 13.
Sipas njoftimit të policisë gruaja me iniciale H.T. ishte e moshës 81 vjeç, dhe vuante prej kohësh nga skleroza.
Identifikimi I trupit të viktimës është bërë nga familajrët të cilët kanë pohuar se e moshuara kishte dalë nga shtëpia mëngjesin e sotëm. Gjithashtu bëhet me dije se familjarët e kanë marrë njoftimin pas publikimit të rastit në media.
Informacioni paraprak:
Identifikohet shtetasja e gjetur ditën e sotme në lagjen Nr.13 ,Durrës, e cila ishte mbytur në det.
Identifikimi është bërë nga familjarët e saj, të cilët janë njoftuar nëpërmjet medias pas njoftimit të dhënë nga Policia.
Trupi i pa jetë i përket shtetases H.T., 81 vjeçe ,banuese në lagjen Nr.17 /1 ,Durrës, e cila vuante nga skleroza dhe ishte larguar nga banesa mëngjesin e sotëm.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës falenderon mediat për bashkëpunimin.