Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se besimin e dhënë për tu bërë Kryeministër do ta shpërblej duke nderuar Atdheun.
Ai u shpreh se besimin e dhënë në luftë e ka nderuar tek bashkëluftëtarët dhe populli, gjithashtu besimin e dhënë nga ish Presidenti Rugova e ka mbajt me nder.
“Besimin e dhënë në luftë, e kam nderu edhe te bashkëluftetarët edhe te populli im; Besimin e dhënë nga Presidenti Rugova, e kam mbajt me nder; Me besimin e dhënë sot, do ta nderoj atdheun”, është shprehur Haradinaj.
Ramush Haradinaj është nominuar për Kryeministër nga koalicioni PDK, AAK dhe Nisma. Mbetet për tu parë qëndrimi i Haradinajt në lidhje me Demarkacionin dhe Asosacionin, duke kujtuar që aleati i koalicionit PDK-ja i ka nënshkruar këto dy marrëveshje. (B.H/Shuplaka)