Dy vite më parë Kristian Preçi është i riu që do të linte paraburgimin, ku mbahej padrejtësisht për 4 muaj pa asnjë provë, për të gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm si pasojë e rënies së tërmetit në zonën e Thumanës.
Lajmi është dhënë nga gazetarja Arjana Toçe, e cila shkruan:
“Qofsh nje engjell ne parajse o Kristian Preci. Me shpirt lutem sot per ty. Ka humbur jeten nga termeti ne Thumane djaloshi i pafajshem qe u lirua nga burgu pas ndihmes qe kerkoi ne Boom.”.
Derimë tani 6 persona janë deklaruar zyrtarisht të vdekur nga ana e policisë, ndërsa dhjetra të tjerë dyshohet se gjenden nën rrënoja.
Shqipëria është zgjuar mëngjesin e sotëm nën lëkundjet e një tërmeti me pasoja apokaliptike, që ka lënë pas viktima të plagosur dhe dëme të pallogaritshme në banesa.
Tërmeti më i fortë ka qenë ai i orës 03:54 minuta, me magnidutë 6.4, që arrin intesitetin deri në 9 ballë në qytetin e Durrës, ndërsa epiqendra e tij ka qenë në detin Adriatik.
Derimë tani janë konfirmuar 6 viktima, 1 i ri në Kurbin që u hodh nga ballkoni, dy gra në Thumanë, dhe tre viktima në Durrës. Në Thumanë dhe në Durrës dëmet kanë qenë më të mëdha dhe po punohet mbi rrënoja, pasi dyshohet që ka disa persona që janë aty, madje raportohet për familje, mes tyre dhe fëmijë.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirlliu tha se derimë tani 325 qytetarë janë paraqitur në spitalin e Durrësit dhe në spitalin e Traumës, që kanë marrë ndihmë mjekësore. Disa prej rasteve kanë qenë më të rënda. (Lexo edhe këtu)
Zona e plazhit në Durrësit mbetet më e prekura, ku dhjetra banorë janë transportuar nga ambulancat në drejtim të spitalit. Po ashtu hotel Palma në Durrës ka mbetur i rrafshuar, ndërsa nën rrënoja dyshohet që të kenë qenë dhe persona të stafit.
Ndërkohë që në terren kanë dalë dhe krerët më të lartë të shtetit, presidenti Meta, kryeministri Edi Rama, si dhe kreu i opozitës Lulzim Basha, të cilër janë përqendruar në zonën e Thumanës, ku janë rrafshuar dy pallate.
Rama konfirmoi se ka pasur jetë të humbura, ndërsa tha se po punohet për shpëtimin e njerezve që gjenden nën rrënoja.
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit nëpërmjet një deklaratë është shprehur se goditjet kryesore kanë kaluar, por duhet të qëndrojmë jashtë pasi pasgoditjet mund të shkaktojnë dëme..
Njoftimi:
Sipas IGJEUM goditja kryesore ka kaluar. Ne zonen epiqendrore qytetaret keshillohen te qendrojne jashte pasi pasgoditjet qe pervijojne mund te shkaktojne demtime te metejshme.
Si pasojë e tërmetit të rënë në orën 03:54 derimë tani raportohet për të paktën 3 persona të vdekur, vetëm 1 rast i konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes, dhe dhjetra të lënduar, ndërkohë që në Durrës, që është një nga zonat më të prekura kanë mbërritur dhe krerët më të lartë të shtetit.
Sizmiologu i njohur grek, Akis Tselentis, i cili ka bërë edhe parashikimet për këto valë tërmetesh të forta në vendin tonë është telefonuar mëngjesin e sotëm nga gazetari, Enkel Demi, nga studio e Abcnews për të komentuar tërmetin e madh që përfshiu Shqipërinë në orën 03;54 minuta.
Sizmologu i njohur deklaroi, se ky ishte “piku më i lartë” i valës së tërmeteve që priteshin dhe pasgoditjet, sa vijnë e do të pakësohen.
(E.K/Faxweb.al)