Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Vlorës, ku pas 66-vjeçarit që u mbyt në Borsh, një tjetër rast mbytje është shënuar në këtë qytet bregdetar, në zonën e “Ujit të Ftohtë”.
Ngjargja ka ndodhur rreth orës 10:55 të paradites, ku shtetasi me iniciale M. H. 76 vjeç, u nxorr nga deti në gjendje të rëndë shëndetësore, por pas pak minutash ka ndërruar jetë.
Mësohet se i moshuari, banues në Fier, kishte shkuar për të pushuar në Vlorë së bashku me bashkëshorten e tij. Ka nisur hetimi për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.
Detaje të Policisë së Vlorës:
Rreth orës 10:55, në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, në anë të detit është nxjerrë nga uji në gjendje të rëndë shëndetësore një shtetas, i cili pas pak minutash ka ndërruar jetë.
Policia ka bërë të mundur identifikimin e tij dhe trupi i pajetë i përket shtetasit M.H., rreth 76 vjeç, banues në Fier.
Viktima ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, të cilët kishin ardhur për të pushuar në plazhin e Vlorës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje. Kryhen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e shkaqeve.
(XH.A/SHUPLAKA)