Presidenti i vendit Ilir Meta është duke vijuar me takimet për konsultimin e datës së zgjedhjeve.
Tashmë ka mbërritur në zyrën e Metës, kreu i PDIU Shpëtim Idrizi.
Kujtojmë që ditën e djeshme3 janë paraqitur në zyrëqn e Presidentit të gjithë aleatët e djathtë për po të njëjtën temë dikutimi, e cila mesa është vënë re duket se nuk ka pasur shumë për të folur sepse takimi ka përfunduar vetëm pas 30 minutash.
Theksojmë se ditën e djeshme, Dashamir Shehi në një deklaratë të shkurtër për mediat është shprehur se janë drejt gjetjes së një zgjidhje politike, por kjo gjë kërkonte dhe konsensusin e mazhorancës e cila duhet të heq dorë nga zgjedhjet e 30 qershorit.