28-vjeçari Besnik Kokonozi ka ndërruar jetë në mënyrë misterioze mengjesin e ditës së djeshme, pasi ishte paraqitur në spital me simptoma gripi.
Ai ishte parqitur pranë bluzave të bardha me temperaturë të lartë ku eshte i ishte ofruar trajtimi përkatës.
Bluzat e bardha kanë treguar se i riu, kishte marrë një qetësues dhe më pas ishte larguar ndërkohë që ditën e sotme familjarët e tij pasi ka ndërruar jetë kanë refuazuar ti bëjnë autopsi.
Ndërkohë për rasti në fjalë ka dhënë një prononcim për mediate edhe mjeku në spitalin e Librazhdit Bashkim Vasku.
Vasku është shprehur se 28-vjeçari nuk kishte simptoma gripi, ndërkohë që pas mjekimit në spital ai është larguar. Familjarët kanë lajmëruar sërish mjekët pasi gjendja e tij është përkeqësuar.
“Rasti u paraqit në orën 19:15 me skuqje të fytit me temperaturë 39. Aplikuam një medikament për rënien e temperaturës. Më pas u njoftuam se gjendja ishte rënduar dhe konstatuam që ka ndërruar jetë. Përveç asaj skuqjes që pamë dhe gjendjes virale duhet të ketë patur ndonjë problem tjetër.
Nuk konstatuam gjë tjetër nga ai. Temperatura i ra dhe në orën 12:00 i filloi prapë. Nuk e di mori mjekimet që mori apo jo, por që për temperaturën do ketë përdorur. Do të ketë pasur komplikacion, është rasti i rrallë por ne nuk konstatuam gjë tjetër.
Ishte një skuqje e fytit dhe temperaturë 39, kaq. Si gjendje ishte mirë por virozë kishte, jo grip. ‘’- tha mjeku Bashkim Vasku.”- u shpreh mjeku.
(M.Q/Faxweb.al)