Një tigër që kishte mbytur 13 njerëz në Indi është vrarë me armë zjarri nga autoritetet indiane, raporton BBC.
Tigri 6 vjeçar kishte arritur t’i kalonte rrethojat në xhunglën e shtetit perëndimor të Maharashtras që para dy vitesh.
Aktivistët për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve kishim mbajtur një kampanjë për ta mbrojtur tigrin, por Gjykata Supreme e Indisë kishte deklaruar se nuk do të ndërhynte, nëse rojet e pyllit do të ishin të detyruar ta vrisnin tigrin.
Një skuadër e pajisur me gjuajtës të injeksioneve qetësuese në kafshë dhe një i armatosur me armë zjarri ishin vendosur në një makinë, në rrugën ku ishte parë tigri nga banorët.
Në momentin që ekipi e pa tigrin, e gjuajtën me një injeksion qetësues por tigri menjëherë u hodh në sulm dhe ata u detyruan ta qëllonin me armë zjarri.
Thuhet se banorët, megjithatë, do t’ia mbajnë një ceremoni tigrit të vrarë, sipas traditave indiane për kafshët.
Gjuetia për tigrin përfshinte më shumë se 100 kurthe kamera, karrem në formën e kuajve dhe dhive të lidhura pwr peme, mbikëqyrje nga platformat e pemëve dhe patrulla të armatosura.
Besohet se tigri ka vrarë 10 vetë në 20 muaj që nga viti 2016, përpara se të vriste tre të tjerë në gusht. (B.H/Faxweb)