Greta Koçi është ndër të paktat personazhe të showbiz-it shqiptar që nuk është bërë pjesë e medias për jetën e saj private. Por ditën e djeshme, për shkak të disa postimeve të saj në ‘Instagram’, u përfol se ajo mund të ishte në lidhje me një djalë bjond.
Megjithatë Greta ka vendosur që t’i shuajë menjëherë zërat, por përmes motrës së saj. Eni Koçi ka postuar një video në ‘InstaStory’ ku shihet duke pyetur Gretën se ç’janë ato lajme për djalin bjond që kanë dal në media.
“Po ç’bjond moj.. unë nuk kam as bjond, as brun”, – thotë Greta. “Po ça ke ti?”, – pyet Eni. “Asgjë”, – ka shtuar më tej Greta duke shuar përfundimisht zërat për një lidhje.