Liverpool është në kërkim të një portieri të nivelit të lartë pasi Karius nuk jep garanci pas gafave të rënda në finale e Champions League.
Disa ditë më parë në mediat e huaja u përfol se një nga emrat që mund të zëvendësonte Karius ishte dhe portieri i Kombëtares Shqiptare Thoma Strakosha, por duket se Liverpool ka ndryshuar shënjestër dhe në orbitën e ‘The Reds’ është gardiani i e Atletico Madridit Jan Oblak.
Sipas “Don Balon”, Liverpool ka dërguar ofertën dhe po pret përgjigjen.
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post