Sot u mbajt mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ku u zgjodhën deputetët që do vendosen në postet më të rëndësishme të kësaj force politike.
Kujtojmë se Grida Duma përflitej se do zgjidhej kryetare e grupit parlamentar, mirëpo kjo gjë nuk ndodhi sepse në këtë post u vendos Edmond Spaho, i cili në legjislaturën e kaluar ishte nënkryetar i grupit parlamentar.
Mirëpo edhe pse nuk u zgjodh kryetare e grupit parlamentar, sërish duma nuk kishte sit ë mos zgjidhej në një post të rëndësishëm. Ajo është zgjedhur si Zëdhënëse e grupit parlamentar, duke zëvendësuar kështu Jorida Tabakun.
Kjo e fundit është zgjedhur në komisionin e financave dhe të ekonomisë. (D.D/Shuplaka)