2019-ta mund të thuhet pa frikë se ishte një nga vitet më të bukura për reperin MC Kresha.
Ai i dha fund beqarisë me një ceremoni private në Prishtinë, ndërsa fotografitë dhe videot nga dasma e tyre bënë bujë në faqet rozë.
Megjithatë, ky nuk ishte lajmi i vetëm, pasi nga fotot e publikuara u aludua se Erzina, bashkëshortja e Mc Kreshës është në pritje të ëmbël.
Mes shumë spekulimeve, lajmin e ka konfirmuar vetë Erzina së fundmi, nëpërmjet një pyetje drejtuar nga ndjekësit e saj në Instastory.
Ajo ka pohuar se është shtatzënë, madje postimin e ka shoqëruar me foton e një fëmije brenda një veze që ccahet.
Le të shpresojmë që pritja e ëmbël të shkojë më së miri për të…