Ish-kryetarja e AMA-s, Endira Bushati, një kritike e hapur ekryetarit të PD, Lulzim Basha është përfolur në media se do të jetë pjesë e bordit drejtues e partia së re, “Bindja Demokratike” e cila pritet të regjistrohet së shpejti në gjykatë
Bushati e mohon diçka të tillë duke u shprehur se do vazhdojë t’ju qëndrojë kritikave ndaj mënyrës se si e drejton partinë Lulzim Basha, por sqaron se është e fokusuar në karrierën akademike dhe profesionale.
“Është e vërtetë që unë jam shprehur kundër mënyrës së drejtimit të PD-së nga Lulzim Basha…. Vazhdoj t’u qëndroj të gjithave çfarë kam thënë që pas humbjeve të zgjedhjeve të 2017! Dhe kam pasur bindjen, që herët a vonë, vakumi i krijuar në frontin opozitar do të plotësohej me forca të tjera politike….”, shkruan Bushati në rrjetet sociale.
Reagimi i plotë:
Për shumë kohë, kam folur e shkruar mbi median dhe rolin e saj në Shqipëri, për mënyrën se si “shiten” lajme pa u verifikuar dhe pa më të voglën etikë profesionale….
Ka rreth 2 orë që gazetarë, kolegë e miq, më njoftojnë se unë qenkam “themeluese” e një partie….
Nuk po u vë faj për një arsye të thjeshtë:
Është e vërtetë që unë jam shprehur kundër mënyrës së drejtimit të PD-së nga Lulzim Basha….
Vazhdoj t’u qëndroj të gjithave çfarë kam thënë që pas humbjeve të zgjedhjeve të 2017!
Dhe kam pasur bindjen, që herët a vonë, vakumi i krijuar në frontin opozitar do të plotësohej me forca të tjera politike….
Por….(dhe ka një “por” të madhe)….
Sado që unë, mund të mbështes apo përkrah, programe, njerëz, projekte….
Më duhet të sqaroj se aktualisht jam tërësisht e fokusuar në karrierën akademike dhe profesionale….
(F.GJ/FAXWEB.AL)