Një shqiptar në Itali u ka shpëtuar jetën 4 të rinve italianë të cilët ishin përfshirë në një aksident. Të rinjtë italianë ishin bllokuar brënda makinës që po merrte flakë dhe nuk dilnin dot, ndërkohë shqiptari i quajtur Zabit me banim në Cerano ishte duke shkuar për në punë kur ka parë makinën e aksidentuar, ndërsa brenda ndodheshin 3 djem dhe një vajzë. Ai ka shkuar dhe i ka tërhequr nga makina duke u shpëtuar jetën.
Mediat italiane raportojnë se edhe të tjerët e kishin parë aksidentin por nuk kishin bërë asgjë për t’i shpëtuar, por thjeshtë kishin bërë video dhe foto.
“E pashë makinën të përfshirë nga zjarri dhe ndalova. Ishin 4 të rinj brenda, një vajzë dhe tre djem, të cilët dukeshin të tronditur, ndoshta nga tymi. i tërhoqa ata nga makina. Kjo është e vetmja gjë që duhet të bëja”, ka thënë Zabiti për mediet lokale. (B.H/Shuplaka)