03:11 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U përfshinë në një përplasje me armë zjarri, gjykata e Lezhës dënon me 6.6 vite burg ish-kreun e Njësisë Administrative dhe 20 vite bashkëfshatarin

09:21 | 18/01/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
U përfshinë në një përplasje me armë zjarri, gjykata e Lezhës dënon me 6.6 vite burg ish-kreun e Njësisë Administrative dhe 20 vite bashkëfshatarin

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 6 vite e 6 muaj burg ish kreun e njësisë Administrative, Besnik Simoni në lidhje me përplasjen me armë zjarri të ndodhur tre vite më parë në fshatin Kallmet.

Simoni u gjet fajtor  për veprat penale “Vrasja ne kapërcim të kufijve të mbrojtjes se nevojshme” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe u dënua me 6 vite e 6 muaj burgim.

Ndërsa bashkëfshatari Altin Marku u dënua me 20 vite burg për veprat penale” “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Prokurori i çështjes Françesk Ganaj kishte kërkuar dënimin maksimal me 40 vite burg në total për dy të pandehurit, por trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtaret Aurel Arapi, Aldi Kareco dhe Migena Laska ju dha një masë dënimi më të butë me 26 vite e 6 muaj burg në total.

Dinamika e ngjarjes

Konflikti me armë zjarri ndodhi në muajin prill të vitit 2022. Sipas dosjes hetimore ka qenë Altin Marku, i cili ka qëlluar me armë zjarri plot 9 herë në drejtim të ish-funksionarit të pushtetit vendor, Besnik Simoni, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur me armë zjarri duke qëlluar 19 herë me armë zjarri.

Nga të shtënat të dy personat mbeten të plagosur, por 41-vjeçari Besnik Simoni ka mohuar të ketë qëlluar ndaj bashkëfshatarit të tij, ndërsa arma nuk është arritur të gjendet.

Përplasja me armë zjarri ndodhi mesditën e 1 prillit, në rrugën që lidh fshatin Kallmet me superstradën Lezhë-Shkodër. Fillimisht, Policia raportoi se ishte plagosur në një atentat zyrtari i pushtetit vendor Besnik Simoni, por 4 orë me vonë blutë gjetën të plagosur në një banese në fshatin Kallmet të Lezhës dhe autorin, shtetasin Altin Marku.

Pas veprimeve paraprake hetimore, Policia doli në konkluzionin se të dy personat kanë qëlluar në drejtim të njeri-tjetrit dhe për pasojë, ata u vunë në pranga. Pas 6 muajsh, ish-kreu i Njësisë Administrative të Kallmetit, Besnik Simoni, u lirua nga paraburgimi, pasi Gjykata ndryshoi masën e sigurisë nga ‘Arrest në burg’ në ‘Arrest në shtëpi’.

Por me vendimin nuk u pajtua prokurori i çështjes, Françesk Ganaj, i cili bërëi ankim në Gjykatën e Apelit në Shkodër, duke kërkuar që i pandehuri të rikthehej në burg.

Ndërsa në dëshminë e dhënë para hetuesve, Altin Marku ka thënë se kishte qëlluar me armë zjarri për vetëmbrojtje. Por deklarimet e tij nuk i kanë bindur hetuesit, pasi nga dëshmitë e mbledhura në vendin e ngjarjes është konkluduar se ka qenë pikërisht Altin Marku, i cili e ka nisur konfliktin me Besnik Simonin, me të cilin kishin pasur probleme prej më shumë se 1 viti.

Pas

Rama: “Paketa e Maleve”, mbështetje me kredi të buta dhe grante për agroturizmet

Para

Trafik droge në Belgjikë, arrestohen 13 shqiptarë

Para
Trafik droge në Belgjikë, arrestohen 13 shqiptarë

Trafik droge në Belgjikë, arrestohen 13 shqiptarë

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Rezultati do të mbetet në historinë e Shqipërisë”, Rama, mesazh socialistëve: Kokën lart, këtu nuk ka humbës, por vetëm fitues

Shefi i ushtrisë izraelite: Do të pushtojmë më shumë territor në Gaza

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

Gjermani, shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika

Kurti: Kandidatura e Haxhiut nuk tërhiqet, jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë

Itali/ I proceduar më parë për drogë, 26-vjeçari shqiptar ridënohet për shitje kokaine! Në hotel i gjenden edhe 7 mijë euro cash

Emri/ Arrestimi i 38 personave për komplot në Venezuelë, mes tyre i riu shqiptar, ja roli i tij në bandën kriminale

Greqi/ Të dënuarit i vënë zjarrin Burgut të Korfuzit, mes tyre edhe shqiptarë! Shkak kushtet çnjerëzore dhe torturat(VIDEO)

Gjendet rastësisht pas 37 vitesh statuja e Jim Morrison që u vodh nga varri

Miliarda euro kredi për avionët Rafale, Serbia po armatoset kundër NATO me paratë europiane

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.