Policia e shtetit ka arrestuar 7 persona që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në të shtënat me armë zjarri që u dëgjuan dje në Laknas.
Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi dje në një lokal shtetasit Ardjan Shima, Klejdian Deliu, Gentjan Neli, Shkelzen Xhanari dyshohen se gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me grushta shtetasin A. Karaj, ku më pas shtetasi Ardjan Shima dyshohet se ka qëlluar dy herë me armë zjarri.
Ndërsa shtetasit Renaldo Dragjoshi Gentjan Neli të cilët pasi ishin prezent në këtë konflikt, deri në momentin e identifikimit dhe shoqërimit nuk kanë kallzuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur.
Personat e arrestuar:
1-Ardjan Shima, 37 vjeç, banues në Kamëz Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, i dyshuar për vepren penale, ” Vrasje me dashje”e mbetur në tentative e kryer në bashkëpunim si dhe “Mbajtje pa leje të armeve luftarake” parashikuar nga neni 76-22-25 dhe 278 të Kodit Penal.
2-Klejdian Deliu, 35 vjeç, banues në Koder Kamez Tiranë, i dyshuar për vepren penale , ”Vrasje me dashje” e mbetur në tentative e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 76-22-25 te Kodit Penal.
3-Elfjord Deliu, 23 vjeç, banues në Laknas Tiranë, i dyshuar për veprën penale ”Vrasje me dashje” e mbetur në tentative e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 76-22-25 të Kodit Penal.
4-Shkëlzen Xhanari, 33 vjeç, banues Koder Kamez Tiranë, i dyshuar për vepren penale, ”Vrasje me dashje” e mbetur në tentative e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 76-22-25 te Kodit Penal.
5-Gentjan Neli, 36 vjeç, banues në Kamëz Tiranë, i dyshuar për vepren penale ”Mos kallzim krimi”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.
6-Renaldo Dragjoshi, 29 vjeç, banues në Laknas Tiranë , i dyshuar për vepren penale ”Mos kallzim krimi”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.
7-Andi Karaj (Metaliu), 35 vjeç, banues në Laknas Kamëz , i dyshuar për vepren penale ”Mos kallzim krimi” parashikuar nga neni 300 Kodit Penal.
Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për vepren penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentative e kryer në bashkëpunim për shtetasit Ardjan Shima, Shkelzen Xhanari, Elfjord Deliu, Klejdjan Deliu, dhe për veprën penale ”Mos kallzim krimi” për shtetasit Renaldo Dragjoshi, Gentjan Neli dhe Andi Karaj.
(E.K/FAXWEB)