15:01 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U përjashtua për 15 vite nga sistemi i drejtësisë, Besnik Muçi i sfidon të gjithë, kthehet në zyrën e Gjykatës Kushtetuese

11:37 | 21/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Presidenti Meta bën lëvizjen e papritur, dekreton Besnik Muçin anëtar në Gjykatën Kushtetuese pa kaluar KPA-në

Pavarësisht se Kolegji i Posatshëm i Apelimit vendosi shkarkimin e tij si prokuror, dhe përjashtimin me 15 vite nga sistemi i drejtësisë, Besnik Muçi, anëtari i Gjykatës Kushtetuese i sfidoi hapur këto organe, duke u kthyer sot në zyrën e tij në Gjykatën Kushtetuese.

Muçi e tha qartë se KPA nuk ka rol vendimarrës mbi një anëtar që është betuar te presidenti dhe ka nisur punën në Gjykatën Kushtetuese. Ndërkohë që procesin ndaj tij e quajti politik, ndërsa një nga më mëkatet më të mëdha të kryera ndaj tij, cilësoi atë të presidenit Meta që e emëroi në Gjykatën Kushtetuese.

Muçi e tha qartë se ai do të kthehej në zyrën e tij në Gjykatën e Kushtetueses, pasi anëtarin e këtij organi të drejtësisë mund ta shkarkojë vetëm vetë Gjykata Kushtetuese.

“Të nderuar gazetarë më lejoni së pari të shpreh falënderim të sinqertë për të gjithë ju që keni ndjekur me vëmendje procesin tim të rivlerësimit. keni pasqyruar me realizëm të gjitha të dhënat, faktet, përjashto ndonjë gazetar që ka shpifur në mënyrë të vazhdueshme, juve sinqerisht ju falënderoj sepse i treguat publikut se cila ishte situata ime në procesin e rivlerësimit.

Shkaku i parë i ankimit është diferenca financiare të 4 vitet, 2003-2006 në shumë e 6 mln lekë të vjetra. Të llogaritura sipas Komisioneri Publik dhe të pranuar nga KPA në kundërshtim me ligjin. Shkaku i dytë është mosdeklarimi i tokës bujqësore që bashkëshortja ime ka marrë në pronësi në vitin 1991.

Bashkëshortja ime është larguar nga familja para 22 vitesh, është një pasur me burim të ligjshëm.
Shkaku tjetër i ankimit ka qenë mosdeklarimi i një banese, të ndërtuar në vitin 1985, të ndërtuar nga familja e bashkëshortes, kur ajo ka qenë e mitur. Ai truall 170 metër në atë fshat e ka sot vlerën 200 mijë lekë. Një shkak ankimi për 40 mijë lekë të vjetra.

Të tjera shkaqe ankimi ishin huatë e marra nga familja ime. Huaja e marrë nga babai, vëllai e motra ime, nga xhaxhai im, 400 mijë lekë të reja, të cilat unë i provova tej çdo ndryshimi. Deklarova që familja ime ka pasur të ardhura të tjera përveç tokës bujqësore”, deklaroi Muçi.

Lidhur me mëkatet e tij, Muçi tha se më i madhi është ai që kandidoi për Gjykatën Kushtetuese.

“Më thoni kush është ai qytetar shqiptar, pasuria e të cilit mos ketë probleme të natyrës së qindra mijërave lekë, unë e kam thënë jam bërë vet prokuror, kam konkuruar dhe kam ushtruar 17 vjet profesionin me përkushtim korrektesë duke zbatuar ligjin pa asnjë masë disiplinore dhe mëkati i vetëm është që bëra para nja dy vjetësh, që ata që janë marrë me analizën e shqyrtimin, dhe autoritetet e ambasadës amerikane, mëkati i vetëm se aplikova për anëtar të Gjykatës Kushtetuese”, tha mes të tjerave Muçi në daljen e tij për gazetarët.

Lidhur me vendimin e KPA për shkarkimin e Muçit ka reaguar dhe presidenca, e cila thotë se vetingu është shndërruar në një vegël të partisë.

“ZERO SURPRIZË nga vettingu i Partisë. Pas dështimit të rrëmbimit flagrant të Gjykatës Kushtetuese, rikthehet skenari për bllokimin e këtij institucioni nga të njëjtët aktorë që e bllokuan për tre vjet. TURP! TURP! TURP!”

Kolegji i Posatshëm i Apelimit ka marrë vendimin për Besnik Muçin, duke e shkarkuar atë nga detyra, që më herët ishte dekretuar nga ana e presidentit Meta si anëtar për Gjykatën Kushtetuese.

Muçi ka qenë i pranishëm sot në seancë, ku është njohur me vendimin e dhënë nga KPA, pas ankimimit të bërë nga ana e Komisionerit Publik.

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda e kishte kaluar Vetingun në shkallën e parë, po ky vendim i sotëm duket se e komplikon edhe më shumë situatën në Gjykatën Kushtetuese.

“KP pretendon se në lidhje me figurën, fakti që ka qenë i përfshirë me persona që kanë disponuar armë zjarri, dhe blerjen e apartamentit, favoret për pagesën e tij, dhe deklarimet e pavërteta të Muçit, dhe për këtë duhet shkarkuar. Sipas trupit gjykues, subjekti ka prishur besimin e publikut. Këto mjaftojnë të konsiderohet se Muçi nuk mund të gëzoj besimin e Muçit për të qëndruar në detyrë”, tha KPA në vendimin e dhënë për Muçin.

Nuk dihet tashmë se cili do të jetë interpretimi ligjor për Muçin, dhe nëse ai do të vijojë të qendrojë si gjyqtar i Kushtetueses, pavarësisht se u shkarkua si prokuror, që detyrimisht e përjashton për 15 vite nga sistemi i drejtësisë.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: besnik mucimucishkarkimi nga vetingu i besnik mucitshkarkohet besnik muci
Pas

Shkarkimi i Besnik Muçit nga Vetingu, reagon flakë për flakë Presidenca

Para

Ngërçi në Kushtetuese, Taulant Balla: Do t’i drejtohemi Komisionit të Venecias, komunikim dhe me SHBA-të

Para
“Kush don le ta mbajë fjalën”, Taulant Balla: Komisionin e Venecias duhet ta dëgjojmë të gjithë

Ngërçi në Kushtetuese, Taulant Balla: Do t'i drejtohemi Komisionit të Venecias, komunikim dhe me SHBA-të

Discussion about this post

 



Të Fundit

Durrës/ Vodhi automjet në Portin e Durrësit arrestohet shtetasi çek

Tepelenë/Kapen në flagrancë dy vëllezër që kishin kultivuar 137 bimë narkotike

Presidenti Begaj dekreton largimin nga detyra të ambasadores së Shqipërisë pranë UNESCO-s

Elbasan/ Finalizohet operacioni “Cooperation”, arrestohet 19-vjeçari që theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi një automjet

Durrës/ Arrestohet 42-vjeçari që po ndërtonte një objekt pa leje, në pronë publike në lagjen nr. 4

Tiranë/Ndoti mjedisin, duke hedhur mbeturina nga automjeti me të cilin lëvizte, ndëshkohet me gjobë, 32-vjeçari.

Ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë

Kapet me naftë kontrabandë pranë Qafë Thanës, arrestohet drejtuesi i mjetit, procedohet penalisht edhe një doganier

Bashkëpunoi me 3 vëllezërit Bushgjokaj për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës, publikohet fotoja e Petrit Çakrit

Ushtroi dhunë ndaj babait të tij, shpallet në kërkim 39-vjeçari në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.