Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimin e tij kundrejt familjarëve të Agur Vrenozit, I cili u sakrifikua në një përleshje me tre hajdutë të armatosur.
Nëpërmjet këshilltarit të tij për Pushtetin Lokal, Ylli Asllani, Meta e cilësoi gjestin e Vrenozit si një shembull të vlerave morale më të arrira të shqiptarëve.
“Në emër të Presidentit Meta i përcolla sot ngushëllimet më të thella, solidaritetin dhe mbështetjen e plotë, familjarëve të qytetarit, Agur Vrenozi, i cili sakrifikoi jetën për të shpëtuar bashkëqytetarët e vet nga përplasja me kriminelët. Akti i tij sublim, është një gjest i lartë vetëmohimi, një humanizëm i rrallë dhe një shembull i vlerave morale më të arrira të shqiptarëve. Nëpërmjet këtij shembulli, shoqëria shqiptare tregoi se nuk mund të mposhtet nga krimi. Shteti shqiptar do të mbështesë dhe do t’i gjendet pranë gjithmonë fëmijëve dhe familjarëve të Agur Vrenozit”, – deklaroi këshilltari Asllani.
Vrenzoi mbeti i vrarë me kallashnikov, teksa përleshej me tre hajdutë të armatosur.
Fax News raportoi se teka I ndjeri po kthehej për në shtëpinë e tij, vuri re tre hajdutë që po grabisnin një pikë këmbimi valuator dhe ndërhyri.
Si pasojë mbeti I plagosur me kallashnikov dhe ndërroi jetë në spital.
I plagosur mbeti edhe pronari I pikës së këmbimit valutor.
Ndërkohë policia arrestoi në kohë rekord tre hajdutët dhe u sekuestroi edhe çanët me para që arritën të vidhnin.
(F.M/Faxweb)