Një aksident rrugor është regjistruar paraditën e kësaj të premte në Shkodër. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Postribë, konkretisht në fshatin Hot i Ri.
Mësohet se parakalimi i gabuar ka bërë që një mjet të përfundojë në kanal, pasi është përplasur me nje rulot të drejtuar nga një çift hollandez.
Si shkak i aksidentit është dëmtuar pasagjerja e mjetit tip Ford, e drejtuar nga shtetasi me inicialet Xh. S. Fatmirësisht, pasagjerja është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekim në spitalin e Shkodrës.
Ndërkohë, Policia e Shkodrës nisi hetimet për këtë aksident. Duhet theksuar se aksi Shkodër-Postribë është një prej rrugëve më problematike në Bashkinë Shkodër, teksa aksidentet me humbje jete kanë qenë të shumta.
Shpejtësia e drejtuesve të mjeteve dhe mungesa e ndriçimit bëhen shkak për aksidentet në këtë rrugë.