60-vjeçari Alban Kukaviqi, i cili u përplas nga një gomone në Vlorë gjatë pushimeve në muajin Korrik, ka hum,bur jetën ditën e sotme në Turqi. Kukaviqi ishte i shtruar në një spital turk, pas përplasjes për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar, por nuk arriti që tu mbijetonte plagëve të marra.
Kukaviqi ka humbur jetën gjatë operacionit të tretë që po bënte për këmbën. Për shkak të përplasjes ai humbi këmbën dhe gjatë këtij operacioni do të vinte protezë. Por për shkak të dy operacioneve të mëparshme, Kukaviqi nuk arriti që të mbante dot narkozën.