47-vjeçari Mikel Marashi i cili u aksidentua mbrëmjen e së martës në autostradën Lezhë-Shkodër, ka ndërruar jetë.
Fax News ka mësuar se 47-vjeçari ndërroi jetë në Spitalin e Traumës në kryeqytet si pasojë e plagëve të rënda që kishte pësuar.
Mikel Marashi po drejtonte motorin kur u përplas nga një makinë në këtë aks rrugor.
Ai mbeti i plagosur dhe u dërgua fillimisht në Spitalin e Lezhës, por për shkak të gjendjes së rëndë u transportua drejt kryeqytetit në Spitalin e Traumës ku dhe ndërroi jetë.