Eligersa Baha është 27-vjeçarja e cila humbi jetën në Itali pasi udhëtonte me biçikletë mbrëmjen e së shtunës në Solarolo. Ao u përplas nga një makinë tip “Fiat Punto”, që drejtohej nga një tjetër vajzë e re në moshë.
Mësohet se studentja e degës së Infermierisë në Universitetin e Firenzes, po shkonte për tu kujdesur për një të moshuar gjatë natës, në momentin që Fiati e goditi nga pas. Ajo morri plagë të rënda dhe nuk mundi të shpëtonte edhe pse u transportua menjëherë në spital. Ajo vdiq të hënën në mëngjen në spital. (J.V/Shuplaka)