Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet për rektorin e Universitetit të Tiranës Mynyr Koni, dhe ish-rektorin Dhori Kule.
Hetimet për dy pedagogët vijnë pas akuzave të ndërsjellta për korrupsion dhe favorizim me tenderat.
Akuzat që rëndojnë mbi Kulen dhe Konin nga Krimet e Rënda janë “shpërdorim detyre dhe korrupsion”.
Fax News raporton se dy pedagogët kanë kallëzuar penalisht njëri-tjetrin.
Rektori Mynyr Koni ka denoncuar pak kohë më parë se në UT kishte abuzime me tenderat.
Mes tyre ka patur një rivalitet të fortë që ka kulmuar në takimin e zhvilluar me Kryeministrin Rama, ku Kule tha se ndihej i turpëruar që kolegët e UT-së ishin ankuar për vonesën e rrogave.
(F.G/Faxweb.al)