Alma Muça, prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme në Tiranë është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kulaifikimit, duke kaluar kështu Vettingun.
Trupa gjykuese që shqyrtoi dosjen e prokurores përbëhet nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi dhe Valbona Sanxhaktari.
KPK ka konstatuar se prokurorja në Prokurorinë e Përgjithshme Alma Muça nuk ka probleme me deklarimin e pasurisë, nuk gjendet në situatë të konfliktit të interesit, si dhe mbart aftësi profesionale.
Për shkak të një qëndrimi të dyshimtë që ka mbajtur në Gjykatën e Lartë, ku po shqyrtohej rekursi për një ngjarje të rëndë në Vlorë, ndodhur në vitin 2015, ku kanë mbetur të vdekur 3 persona pas një konflikti të armatosur, në shkurt të vitit 2017, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, e pezulloi dhe nisi hetimin ndaj prokurores Alma Muça.
DSIK ka konstatuar se nuk ka fakte për akte korruptive nga ana e subjektit e kësisoj e deklaron të përshtatshme për të vazhduar detyrën.
(M.Q/Faxweb.al)