22:10 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U pezullua nga detyra, flet efektivja Blerta Dervishi: Kolegët kanë qarë, rris e vetme dy fëmijë! (Video)

13:21 | 12/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘’Ka varre sa të duash për ne”, banorja shtatzënë i heq nga duart policëve burrin

Ashtu siç edhe u parashikua dje, është pezulluar nga puna efektivja e forcave Shqiponja Blerta Dervishi, e cila u përpoq dje që të mbronte banesën e saj nga prishja, në zonën pranë shkollës Petro Nini.

Vendimi për pezullimin e saj nga puna i është komunikuar gojarisht nga eprori i saj gjatë paradites së sotme bëjnë me dije burime për Faxweb.al. Blerta Dervishi rrit e vetme dy fëmijët, për shkak se është divorcuar nga bashkëshorti i saj.

“Dje më është njohur masa që jam e pezulluar me motivacionin pengesë për veprimet përmbarimore.

Koleget kanë qarë, kanë bërë detyrën në mënyrën më të mirë të mundshme unë i përgezoj si eprorët dhe efektivët.

Në rastin tim unë aty kam qënë banore, jam qytetare e thjeshtë e lirë per te mbrojtur pronën time, e lirë për të mbrojtur familjen time, e lirë për të mbrojtur fëmijet e mi se nuk kam ku te shkoj tjetër”, është shprehur Dervishi para mediave, teksa familjarët kanën depozituar një padi në gjykatë për dhunën ndaj tyre.

Pavarësisht se sjellja e policisë u cilësua jo dinjitoze edhe nga ana e ministrit Sandër Lleshaj, kjo duket se nuk e ka shpëtuar efektiven Dervishi nga pezullimi nga puna. (LEXO KËTU) 

Efektivja përgjatë gjithë ditës së djeshme ishte në mbrojtje të familjes së saj, të dërrmuar emocionalisht, mes tyre dhe një person me problem mendore, dhe një grua shtatzënë, si dhe tre fëmijë.

Dy prej fëmijëve u shpëtuan nga vetë efektivja në një moment që tentuan që të hidheshin nga çatia e banesës, duke shkaktuar jo pak ankth te të pranishmit.

Tashmë kjo familje, përveç problemeve që ka me pronën, me gjendjen e vështirë emocionale, do të duhet të përballet dhe me papunësisë e Blertës, e cila ishte shndërruar në një nga shtyllat e kësaj familjeje.

Çfare deklaroi dje Blerta Dervishi: 

Unë jam në proces legalizimi, nuk na merrnin denoncimin, unë mund të humbas punën, po nuk më shqetëson kjo gjë.

Ç’faj kemi ne? Nuk i kemi vjedhur askujt, Aleksandër Gavoci nuk është burrë, nuk është njeri, nuk është biznesmen. Jemi ulur me të në tavolinë dhe të nesërmen na sjell përmbarimi.

Unë e di që ky është një vend i lakmuar, ai thotë që këtu do vijnë njerëz VIP-a, dhe ne jemi askush, se jemi të varfër. Nuk jemi prokurorë, të gjithë mbahen me rrogën time. Shteti të vëjë dorën në zemër, sot nuk i kam çuar fëmijët në shkollë, se do mbrojnë shtëpinë, ai e ka korruptuar të gjithë, gjyqtarë dhe prokurorë.

Të gjithë gjyqtarët që kanë trajtuar çështjen tonë janë jashtë nga Vetingut, dhe ne humbasin pronën tonë, jemi brezi i katërt që lindim në këtë banesë, dhe ende na quajnë të ardhur

 

Etiketa: blerta dervishidervishipetro ninipezullohet nga puna
Pas

Protesta e opozitës dhe zgjedhjet lokale, Rama mbledh në darkë pune socialistët

Para

”E ke në rrëzë të veshit, mos fol për drogën”, kërcënohet gazetari Basir Çollaku

Para
”E ke në rrëzë të veshit, mos fol për drogën”, kërcënohet gazetari Basir Çollaku

''E ke në rrëzë të veshit, mos fol për drogën", kërcënohet gazetari Basir Çollaku

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet Trump-Musk shkaktojnë “krizë” në shitjet e Tesla-s

Partneri tentoi ta vriste? Tragjedi në Itali, 48-vjeçarja bie nga kati i katërt në tentativë për t’i shpëtuar zjarrit në banesë! Dyshimet e policisë dhe sherri mes çiftit para ngjarjes

“Eloni u çmend”: Trump dhe Musk debatojnë publikisht

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon marrëveshjen për bashkëpunim me Ukrainën

Objekti arkeologjik dëmtohet pas një serie tërmetesh në zonën vullkanike

Trump shpreh zhgënjimin ndaj Elon Musk: Kishim një marrëdhënie shumë të mire, nuk e di nëse do ta kemi më! Miliarderi: Pa mua s’do i kishe fituar zgjedhjet

Netanyahu konfirmon rekrutimin e klaneve palestineze për të luftuar ndaj Hamasit

Fluturime të vonuara ose të anuluara, BE ndryshon rregullat: Kompensim deri në 500 euro dhe praktika të thjeshtuara. S’ka më pritje të gjata në avion

Itali/ Trafikonte kokainë të fshehur në airbagun e makinës, arrestohet 35-vjeçari shqiptar me precedentë!

Zelensky: Rusët janë të sëmurë nga urrejtja dhe lufta, vetëm me forcë ndalen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.