Eksperti i ekonomisë Arben Malaj ka reaguar pas vendimit të qeverisë për pezullimin e tij si anëtarë i Këshillit Mbikqyrës në Bankën e Shqipërisë.
Në një postim në rrjetet sociale Malaj shkruan se tashmë nuk e ndalon asgjë të përballet ligjërisht dhe publikisht me shpifsat edhe abuzuesit.
“Tani do ta kem më të lehtë të përballem publikisht dhe ligjërisht me shpifsit dhe abuzuesit me pushtetin. Falenderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe inspiruar që vendit tim ta shërbej me dashuri, profesionalizëm dhe imtegritet. Sfidat më të paaftet dhe shpifsit i kam fituar përherë moralisht dhe ligjërisht. Asnjë karrike ministrore apo partiake nuk më ka penguar në angazhimet e mia profesionale, shkencore dhe politike. Ju falenderoj!”- shkruan Arben Malaj.