21:19 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

U pezullua pezullua për dy vite me ”doping”, Godelli: Drogën ma dha trajneri Shabani

12:44 | 25/01/2017
në Sport, Te Gjitha
0
U pezullua pezullua për dy vite me ”doping”, Godelli: Drogën ma dha trajneri Shabani

“Federata na ka thënë që pini çdo gjë që ju jep Shabani. Neve ushqimi na vinte nëpër dhoma dhe shpërndahej me emra”.
Prej pak ditësh, Daniel Godelli ka mundur të çlirohet nga dënimi 2-vjecar që mori pasi rezultoi pozitiv në Botërorin e vitit 2014, kur u shpall kampion bote. Arritja më e madhe sportive ndonjëherë në vendin tonë u shndërrua në turp dhe heroi Godelli humbi nga qarkullimi, pa mundur të shprehet dhe pa ditur të vërtetën, as nga trajneri që i stërviti në ato kohë, Luan Shabani dhe as nga federata, që kishte dalë garant për nivelin dhe pastërtinë e trajtimit të peshëngritësve shqiptarë, shkruan ”TCH”.

“Si në çdo sport force, edhe ne marrim proteina dhe kreatinë. Ne pimë çdo gjë që na dha Luan Shabani, pa ditur se çfarë kishte brenda. Në momentin që u kapa, unë Luanin e kam sharë dhe nuk kam kontaktuar më me të”, tregon Godelli.

Premtimet për të qenë Botërori më i suksesshëm i Shqipërisë u kthyen në Botërorin më të turpshëm, me 3 sportistë pozitivë, mes tyre edhe kampioni i botës, Daniel Godelli.

“Ishim 3 sportistë që u kapëm me të njëjtën substancë dhe kjo më bën që të dyshoj se ka qenë një dorë e ligë”, shton Godelli.

Prej gati dy vitesh, aq sa ishte pezullimi i 25-vjeçarit Godelli, kampioni i botës për 20-vjeçarë dhe rekordmen e fitues i shumë medaljeve, vazhdon stërvitjen me të njëjtat ritme, për të ngritur sërish lart emrin e tij si sportist, bashkë me flamurin. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: akuzatdopingGodellipeshengritje
Pas

Mesila Doda: Të hapen dosjet, të ndryshojmë faqen e parë të historisë

Para

Veliaj inspekton ndërtimin e rrugës “Selaudin Bektesh”: Ky është viti i punëve në zonat informale e rurale

Para
Veliaj inspekton ndërtimin e rrugës “Selaudin Bektesh”: Ky është viti i punëve në zonat informale e rurale

Veliaj inspekton ndërtimin e rrugës "Selaudin Bektesh": Ky është viti i punëve në zonat informale e rurale

Discussion about this post

 



Të Fundit

Jorida Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me 1620 vota mes saj dhe Ilir Alimehmetit

Sulmet ajrore izraelite vrasin të paktën 114 palestinezë në Rripin e Gazës

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

Korçë/ Operacion antidrogë, 2 të arrestuar dhe disa të shoqëruar! Sekuestrohet dhe një sasi kokaine

Thirrje për ndihmë/Dy nxënës të shkollës “At Shtjefën Gjeçovi” humbasin banesën nga zjarri

Rubio: Pa takim Trump-Putin, nuk ka përparim në bisedimet Ukrainë-Rusi

Tensionet nga zarfet e Diasporës, KQZ “përzë” vëzhguesit nga Parku Olimpik

Njoftimi përfundimtar/ Policia refuzoi lejen, PD e vendosur të mbajë protestën në Bulevardin “Zogu i Parë”

Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

Zelensky pas takimit me Erdogan: Rusia nuk ka dëshirë të ndalë luftën, kërkohet më shumë presion ndërkombëtar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.