Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, minatori Festim Allushi, 35 vjeç, baba i tre fëmijëve.
Ai mbeti i plagosur disa javë më parë në një minierë në Klos, teksa ra në kontakt me një minë të paplasur.
Së bashku me të u plagosen dhe katër minatorë të tjerë, të cilët fatmirësishte kaluan gjendjen e vështirë në të cilën ndodheshin.
Sipas kompanisë që kishte në shfrytëzim minierën ata nuk kanë respektuar as kushtet e sigurisë në punë.
(E.K/FAXWEB)